Bota Postuar më 13 Mars 2023, 09:55

Dollari e nis javën në rënie - Ndikohet nga kolapsi i Silicon Valley Bank dhe nga FED

Nga SCAN TV
Dollari e nis javën në rënie - Ndikohet nga kolapsi i Silicon

Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e parë të javës, pasi autoritetet në Shtetet e Bashkuara ndërhynë për të parandaluar një kolaps të Silicon Valley Bank. Gjithashtu, edhe pritshmëritë se Rezerva Federale do të ndjekë një politikë monetare më pak agresive kanë ushtuar presion mbi dollarin.

Qeveria amerikane njoftoi se kosumatorët e Silicon Valley Bank do të kenë akses në depozitat e tyre duke filluar nga e hëna. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me gjashtë monedhat kryesore ndërkombëtare, ka rënë drejt 104, ndërsa euro është ngjitur në mbi 1.07 dollarë.

Kolapsi i bankës amerikane ka bërë që investitorët të spekulojnë se Rezerva Federale mund të hezitojë të rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë bazë në takimin e këtij muaji, pasi edhe disa banka të tjera kanë shfaqur vështirësi. I një rëndësie të veçantë do të jetë raporti mbi inflacionin që do të publikohet të martën në SHBA.

Në tregun e kriptomonedhave, vihet re një rritje e konsiderueshme gjatë sesionit të parë të javës, pas humbjeve të realizuara javën e kaluar. Në sesionin e së premtes, bitcoin humbi rreth 8% të vlerës, duke zbritur poshtë 20 mijë dollarëve, por këto humbje i ka rikuperuar gjatë ditës së sotme. Kriptomonedhave më e madhe në botë po tregtohet në mbi 22 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1600 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat