Sa vjeç bëhen nëna gratë shqiptare? - 26.6 vjeç për herë të parë. Mosha e dytë më e re në Europë, por në rritje nga viti në vit

Të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë sa i përket moshës mesatare më të re të grave që bëhen nëna. Përgjatë vitit 2021 kjo moshë për Shqipërinë është regjistruar në 29.2 vjeç, duke e pozicionuar në vend të pestë. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 31.1 vjeç, ndërkohë që katër vendet me moshën më të re të grave në lindje janë Bullgaria me 27.9 vjeç, Rumania me 28.2 vjeç, Maqedonia e Veriut me 28.8 vjeç dhe Sllovakia me 28.9 vjeç.
Krahasuar me rajonin, me lartë se Shqipëria renditet vetëm Maqedonia e Veriut, ndërkohë që Serbia dhe Mali i Zi regjistrojnë moshë më të madhe të grave në lindje. Sipas të dhënave, ky tregues për Serbinë është 29.5 vjeç, ndërsa për Malin e Zi është 30 vjeç.
Por cilat janë vendet e fundit në renditje me moshën më të madhe? Të dhënat tregojnë se vendet me moshën më të lartë të grave në lindje janë Irlanda me 32.7 vjeç, Spanja me 32.6 vjeç, Luksemburgu me 32.5 vjeç dhe Italia me 32.4 vjeç.
“Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues për vendin tonë edhe sipas viteve, ku nga të dhënat shihet se mosha e grave në lindje ka ardhur në rritje nga viti në vit. Në vitin 2010-të ky tregues ishte 27.5 vjeç, ndërkohë në vitin 2021 është 29.2 vjeç, duke arritur kulmin në 11 vitet e fundit.
Nga ana tjetër, Shqipëria renditet në vend të dytë në Europë sa i përket moshës mesatare të grave që bëhen nëna për herë të parë. Nga të dhënat tregohet se mosha mesatare e grave në Shqipëri që bëhen nëna për herë të parë është 26.6, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Rumania, ndërkohë që sipas të dhënave të disponueshsme, Bullgaria është vendi me moshën më të vogël të grave që lindin për herë të parë, me 26.3 vjeç. Mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet në 29.7 vjeç. Spanja dhe Italia janë vendet që qëndrojnë në fund të listës me moshën mesatare më të lartë, përkatësisht me nga 31.6 vjeç secila. Krahasuar me vitin 2020, ky tregues për Shqipërinë nuk ka pësuar asnjë ndryshim.
Për të patur një pasqyrë më të saktë për moshën mesatare të grave në lindje “Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues edhe sipas qarqeve për vitin 2021. Të dhënat e vjetarit rajonal statistikor të publikuar nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se qarku i Kukësit, Tiranës dhe Gjirokastrës kanë moshën mesatare më të lartë të grave që bëhen nëna, me 30 vjeç dhe 29.4 vjeç, ndërkohë që në vend të fundit me moshën më të re renditen qarqet e Beratit dhe Dibrës me 28.6 vjeç.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Sa është rritur paga mesatare në 2022? - Nëpunësit e administratës dhe drejtorët kanë përfituar më shumë
Në vitin që lamë pas paga minimale pësoi dy herë ndryshime duke u reflektuar dhe në nivel mesatar të pagave. Në të dhënat e publikuara nga INSTAT për......

Ku renditet Shqipëria? Qytetet më me diell, më me borë dhe me shi në Europë!
Ndërsa Europa Veriore zhytet në një kohë të ftohtë, ju mund të ëndërroni për ditë më të ndritshme përpara. Adhuruesit e devotshëm të diellit madje mund të......

Këto janë 25 spitalet më të mira në botë - Sa prej tyre janë në Europë?!
Qasja në një kujdes të mirë shëndetësor është vazhdimisht një nga shqetësimet kryesore kur vendosim një kryq në kutinë e votimit ose kur e gjejmë veten të......

SHBA jep dritën jeshile për naftën nga Rusia - Kompanitë tregtare mund të furnizohen pa shkelur sanksionet
Disa nga kompanitë më të mëdha tregtare ndërkombëtare prej kohësh i kërkojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës të forcojnë transportin e naftës ruse përmes......

Miliarda dollarë nga nxjerrja e naftës dhe e gazit - Fitimet rekord rikthejnë rezervat e energjisë tek lëndët djegëse
Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe pasojat e saj, si dhe kriza e rëndë energjetike, që preku kryesisht Europën dhe në radhë të dytë......

Kërkimi shkencor i “merr” arsimit 27.5 miliardë lekë - Publikohet strategjia për 7 vitet e ardhshëm. Cilat janë objektivat e ministrisë?
Ministria e Arsimit ka publikuar strategjinë kombëtare për kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin për 7 vitet e ardhshëm. E përqendruar tek zhvillimi......

“Shkëlqen” rezerva e Shqipërisë, 5 miliardë Euro - Mbulohen 7.6 muaj import mallrash dhe më shumë se 3 herë borxhi i jashtëm afatshkurtër
Situata e shkëlqyer e të ardhurave në buxhetin e shtetit për shkak të ccmimeve të rritura, bashkë me mbiccmimin e fortë të lekut në raport me monedhën e......

Cili është sektori me shkeljet më të rënda të Kodit të Punës? - Rritet numri i ndëshkimeve, 2400 masa administrative ndaj bizneseve
Rreth 2400 masat administrative janë vendosur në subjektet ekonomike të kontrolluara nga Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë vitit 2022. E thënë ndryshe janë......