Miliarda dollarë nga nxjerrja e naftës dhe e gazit - Fitimet rekord rikthejnë rezervat e energjisë tek lëndët djegëse

Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe pasojat e saj, si dhe kriza e rëndë energjetike, që preku kryesisht Europën dhe në radhë të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndryshuan në mënyrë drastike të dhënat për gjigantët energjetikë të kontinentit të vjetër, që po ndjekin rrugën ndotëse të energjisë amerikane.
Me fitimet rekord të vendosura për vitin 2022, kompanitë europiane tani po i kthehen sërish naftës dhe gazit, pavarësisht se si do të ndikohen angazhimet e tyre për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit. Kjo është një qasje tashmë e njohur për gjigantët amerikanë Exxon Mobil dhe Chevron, e ardhmja e të cilëve ka mbetur gjithmonë e lidhur me naftën.
Shell, BP dhe TotalEnergies kanë shpenzuar vitet e fundit duke u përpjekur të bindin investitorët për përfitimet e investimeve me emetim zero dhe energji të rinovueshme. Por në vitin 2022 ata ndryshuan kurs për shkak të dhjetëra miliarda dollarëve që fituan nga shpimet për naftë dhe gaz, si dhe obligacionet e tyre amerikane, sipas një raporti nga finance.yahoo.com. Ky ndryshim u nxit nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili e ktheu fokusin e qeverive përsëri te siguria energjetike dhe krijoi një boshllëk të madh në furnizimet me naftë dhe gaz të Europës – një boshllëk që kompanitë e sipërpërmendura mundën ta mbushnin.
Shell ka thënë se do të ndalojë rritjen e shpenzimeve për njësinë e saj të burimeve të rinovueshme, ndërkohë që do të zgjerojë prodhimin e gazit natyror. BP ka ngadalësuar shkurtimet e planifikuara të prodhimit të karburanteve fosile dhe ka rishikuar objektivin e saj për reduktimin e emetimeve të gazeve serë. TotalEnergies po hap terminale të reja importi të gazit natyror të lëngshëm në Europë për të vazhduar një biznes që u zgjerua me 15% në 2022.
Vetëm Chevron u zotua muajin e kaluar të jepte 75 miliardë dollarë për aksionerët përmes kthimit të aksioneve, duke i zvogëluar programet e ngjashme në kompanitë europiane. Nuk është vetëm nafta ku europianët kanë filluar të ndjekin drejtime të njëjta si SHBA. Por dhe për sa i përket energjisë me emetime më të ulëta, të tilla si biokarburantet dhe karikimi i automjeteve elektrike.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Kërkimi shkencor i “merr” arsimit 27.5 miliardë lekë - Publikohet strategjia për 7 vitet e ardhshëm. Cilat janë objektivat e ministrisë?
Ministria e Arsimit ka publikuar strategjinë kombëtare për kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin për 7 vitet e ardhshëm. E përqendruar tek zhvillimi......

“Shkëlqen” rezerva e Shqipërisë, 5 miliardë Euro - Mbulohen 7.6 muaj import mallrash dhe më shumë se 3 herë borxhi i jashtëm afatshkurtër
Situata e shkëlqyer e të ardhurave në buxhetin e shtetit për shkak të ccmimeve të rritura, bashkë me mbiccmimin e fortë të lekut në raport me monedhën e......

Cili është sektori me shkeljet më të rënda të Kodit të Punës? - Rritet numri i ndëshkimeve, 2400 masa administrative ndaj bizneseve
Rreth 2400 masat administrative janë vendosur në subjektet ekonomike të kontrolluara nga Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë vitit 2022. E thënë ndryshe janë......

Shqipëria, më lirë për karikimin e makinës elektrike - Ndër 10 vendet që paguajmë më pak në Europë. Por, në rrugët tona ka vetëm 1245 automjete
Përdorimi i makinave elektrike është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për reduktimin e ndotjes së ajrit, por gjithashtu edhe për të kursyer para në një kohë......

Gjermania me plan multi miliarda për industrinë - Subvencione për të lehtësuar kompanitë me intensitet energjie
Përballë rrezikut për t'u braktisur nga industritë e tij që nxitojnë të përfitojnë nga programi i subvencioneve prej 369 miliardë dollarësh të SHBA – ve,......

Inflacioni rekord në 2022, tkurr fondet e investimeve - AMF publikon të dhënat/ Rënie e numrit të anëtarëve dhe aseteve
Inflacioni në nivele rekord gjatë vitit 2022 ka prekur fondet e investimeve. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar treguesit vjetorë të këtij tregu,......

Çfarë ndikoi në rritjen e çmimeve të veshjeve dhe këpucëve? - Zekja: Nga tërmeti në Turqi, deri tek luhatja e euros. Arsyet që shtrenjtuan çmimet
Grupi “veshje dhe këpucë” regjistroi një record të rritjes së çmimeve këtë fillim vit me një vlerë prej 4.4% duke shënuar nivelin më të lartë të çmimeve që......

Kreditë me probleme nisin vitin me rritje - Në Janar norma u ngjit në 5.1%, nga 5% që ishte në Dhjetor
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rritje të lehtë gjatë muajit të parë të vitit 2023,......