Gjermania me plan multi miliarda për industrinë - Subvencione për të lehtësuar kompanitë me intensitet energjie

Përballë rrezikut për t'u braktisur nga industritë e tij që nxitojnë të përfitojnë nga programi i subvencioneve prej 369 miliardë dollarësh të SHBA – ve, Berlini po përgatitet të tregojë mbështetje të madhe ndaj bizneseve, për t'i mbajtur ato në Gjermani. Pa specifikuar shumën e saktë, ministria gjermane e financave bëri të ditur se do të vërë në dispozicion një shifër dyshifrore prej miliarda euro për të mbështetur industritë dhe për të lehtësuar kalimin e tyre në ekonominë e gjelbër.
Për këtë qëllim, ajo po krijon një mekanizëm të quajtur "Kontratat e karbonit për diferencën", i cili do të inkurajojë kalimin e industrive intensive të punës nga lëndët djegëse fosile në burimet e rinovueshme dhe hidrogjen. Ky mekanizëm u mundëson industrive që reduktojnë emetimet të përfitojnë nga subvencionet e shtetit gjerman. Ministria gjermane theksoi se nga subvencionet do të përfitojnë industritë me energji intensive të të gjitha përmasave.
Planet e Berlinit vijnë në formë reagimi ndaj rrezikut të dukshëm të deindustrializimit me të cilin përballet ekonomia më e madhe europiane dhe bashkë me të gjithë Kontinenti i Vjetër, i cili sheh industritë e tij të joshen nga subvencionet e guximshme të paketës Biden, siç njihet ndryshe programi IRA. Por në veçanti, ekonomia më e madhe e Europës me industritë më konkurruese, Gjermania, po përballet me një realitet të zymtë: edhe industritë e saj historike po mendojnë të transferohen. Midis tyre prodhuesi ikonë i automjeteve Volkswagen, i cili ka "ngrirë" planin e tij për të krijuar një njësi të prodhimit të baterive për automjetet elektrike në Europën Lindore dhe i ka dhënë përparësi një fabrike të ngjashme në Amerikë.
Arsye është sigurisht 10 miliardë euro subvencione që vlerëson se mund të marrë nga e ashtuquajtura paketë Biden për kalimin në ekonominë e gjelbër. Në fund të fundit, presioni është intensifikuar nga Korporata Amerikane Intel e cila kishte rënë dakord me Berlinin për të ndërtuar një njësi të prodhimit të mikroprocesorëve në Magdeburg.
Marrëveshja parashikonte që shteti gjerman të subvenciononte kompaninë amerikane me 6.8 miliardë euro. Megjithatë, tani Intel është rikthyer me kërkesa të reja duke kërkuar nga qeveria gjermane subvencione shtesë prej 4 deri në 5 miliardë euro, duke përmendur shqetësimet ekonomike. Njësia e mikroprocesorit në fjalë është pjesë e një programi më të gjerë investimi që parashikon krijimin e një qendre të re brenda Europës.
Dorina Kurtaj /SCAN

Inflacioni rekord në 2022, tkurr fondet e investimeve - AMF publikon të dhënat/ Rënie e numrit të anëtarëve dhe aseteve
Inflacioni në nivele rekord gjatë vitit 2022 ka prekur fondet e investimeve. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar treguesit vjetorë të këtij tregu,......

Çfarë ndikoi në rritjen e çmimeve të veshjeve dhe këpucëve? - Zekja: Nga tërmeti në Turqi, deri tek luhatja e euros. Arsyet që shtrenjtuan çmimet
Grupi “veshje dhe këpucë” regjistroi një record të rritjes së çmimeve këtë fillim vit me një vlerë prej 4.4% duke shënuar nivelin më të lartë të çmimeve që......

Kreditë me probleme nisin vitin me rritje - Në Janar norma u ngjit në 5.1%, nga 5% që ishte në Dhjetor
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rritje të lehtë gjatë muajit të parë të vitit 2023,......

Mungojnë studimet për aftësinë digjitale - Merkoçi: Në kartat e identitetit duhet të shtohen elemente sigurie
Në raportin vjetor digjital në Shqipëri u prezantuan të dhënat për rritjen e angazhimit qytetar në axhendën digjitale. Referuar këtyre të dhënave, aksesi në......

Mundësitë për gratë, më të vogla se nevoja që kanë - Edlira Çepani: Mbështetja institucionale ndaj tyre në nivele të ulta, krahasuar me vendet e tjera
Aktivistja, Edlirave Çepani, e ftuar në emisionin “Studio Intel” u ndal në disa nga problemet më kryesore me të cilat përballen gratë dhe vajzat sot në......

Sektori minerar “zotërohet” nga 45 subjekte - Të dhënat/ Realizojnë 93% të të ardhurave, disponojnë 72 leje minerare
Pjesa më e madhe e subjekteve që zotërojnë leje minerare kanë aktivitet minimal, teksa 93% e të ardhurave në sektorin minerar u realizua nga 45 subjekte. Të......

“Tenderët, prokurohet me ligje speciale!” - Brahaj: Risk i lartë, pasi shumë kompanive nuk iu njihet pronari
Gati 2 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të ri “Për prokurimin publik” vihen re një sërë problemesh, që lidhen me procedurat tenderuese dhe përdorimin e parave......

Sistemi bankar superlikuid, rrit asetet dhe depozitat - Shoqata e Bankave: Totali i fondeve në 2022 ishte 1.873 trilionë lekë, u rrit me 5% nga 2021
Viti 2022 ka rezultuar ndër më pozitivët sa i përket aseteve dhe depozitave të sistemit bankar shqiptar, me shifra rekord që prej vitit 2008. Totali i aseteve......