Sistemi bankar superlikuid, rrit asetet dhe depozitat - Shoqata e Bankave: Totali i fondeve në 2022 ishte 1.873 trilionë lekë, u rrit me 5% nga 2021

Viti 2022 ka rezultuar ndër më pozitivët sa i përket aseteve dhe depozitave të sistemit bankar shqiptar, me shifra rekord që prej vitit 2008. Totali i aseteve i raportuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave ka arritur në 1.873 trilionë lekë, mbi 15 miliardë euro. Rritja krahasuar me vitin 2021 kur totali i aseteve ishte 1.783 rezulton në masën 5%. Në masë të njëjtë janë rritur edhe depozitat në sistem, të cilat nga 1,488 trilionë lekë në vitin 2021, rezultojnë 1.562 trilionë në fund të vitit 2022.
Treguesit e sistemit bankar vijnë në një vit të veccantë, kur nga rritja e interesave të bonove të thesarit pritej zhvendosje nga depozitat në letra me vlerë të qeverisë. Gjë që ndodhi në një masë të caktuar pranë periudhës kur normat e interesave të bonove të thesarit prekën kulmin gjatë fundit të vitit 2022. Por tendenca u kthye shpejt në kah të kundërt me rënien e yieldeve të bonove të thesarit.
Rënia e fortë e normave të interesave të bonove të thesarit, veçanërisht gjatë muajit janar, ka shkaktuar edhe një zhvendosje masive të fondeve nga letrat me vlerë të qeverisë drejt depozitave bankare. Për muajt dhjetor 2022-janar 2023, totali i depozitave në sistemin bankar është shtuar me më shumë se 14 miliardë lekë, apo afërisht 140 milionë dollarë. Vetëm në këta dy muaj pra, depozitat në monedhë kombëtare janë rritur me 2.5%, ndërkohë që rritja është edhe më e dukshme krahasuar me muajin maj të vitit të shkuar, kur ato arritën vlerën më të ulët. Sipas të dhënave zyratre të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave në lekë është rritur me 36 miliardë lekë, ose me 5.2%.
Një masë e madhe e këtyre luhatjeve të depozitave lidhet drejtpërdrejt me atë që ka ndodhur me bonot e thesarit, dhe veçanërisht me mbireagimin e aktorëve pas pritshmërive se normat bazë të ineteresit, që përcaktojnë dhe yieldet e bonove do të rriten në mënyrë të pandërprerë edhe në vitin 2023, për shkak të inflacionit e ndërhyrjeve të mëtejshme të Bankës së Shqipërisë. Këtu duhet kujtuar edhe një dalje e Kryeministrit Edi Rama, i cili në fund të vitit të shkuar, kur normat e bonove të thesarit 12 mujore arritën pikën më të lartë prej thuejse 6%. E gjithë kjo klimë tërhoqi shumë individë drejt tregut të bonove të thesarit, gjë që solli edhe tërheqje të depozitave për të përfituar nga normat e larta të bonove të thesarit.
Por gjithë ky mbireagim nisi të zhbëhej që pak pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama. Pritshmëritë që sollin mbireagimin e aktorëve në fund të vitit 2022 morën kthesë tjetër. Inflacioni si në Shqipëri, ashtu edhe në BE tregoi shenja të qarta rënieje, ndërkohë që Banka E Shqipërisë dha sinjale se do të rimendonte ndërhyrjet e pritshme për rritjen e normës bazë të interesit. Ndërkohë që muajt e fundit ishin bankat ato që ulën më tej vëmendjen e qytetarëve ndaj bonove të thesarit, për ta tërhequr atë nga vetja.
Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë për muajin janar, raportohen interesa deri në 3.5% për depozitat dyvjeçare. Po ashtu, të paktën 4 banka të nivelit të dytë propozojnë interesa mbi 3.5% për depozita me afat mbi 60 muaj. Për depozitat me afat 1-vjeçar gjenden në treg oferta deri 3%. Kjo tendencë ka shtyrë veçanërisht individët të transferojnë kursimet drejt depozitave me afat, duke zhvleftësuar edhe më tej përfitimet nga bonot e thesarit të Qeverisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Pse Gjermania po bëhet më pak tërheqëse për talentet e huaja në krahasimet ndërkombëtare?!
Gjermania po bëhet më pak tërheqëse për talentet kryesore të huaja, sipas një studimi të ri të Bertelsmann/OECD që do të shqetësojë qeverinë e Olaf Scholz, e......

Rritje 50% e qirasë? Kërkesa rekord për prona në Dubai po krijon një makth për vendasit!
Kërkesa për prona në kryeqytetin e shkëlqyer tregtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai, arriti një rekord të lartë për dy muajt e parë të vitit 2023,......

Shumë nga programet e 'vizave të arta' të Europës po mbyllen, por jo në këtë pikë të nxehtë mesdhetare!
Arratisja në ishujt grekë është fantazia e shumë njerëzve në botë, dhe në rastin më të mirë e jetuar gjatë një pushimi dy-javor. Për të tjerët, kjo është një......

BE, apel kompanive të mos tregtojnë gazin rus - Kërkohet braktisja e kontratave të reja me Moskën
Vendet dhe kompanitë e Bashkimit Europian nuk duhet të nënshkruajnë kontrata të reja për të blerë gazin natyror të lëngshëm rus, si pjesë e përpjekjes së......

Biden premton uljen e deficitit të SHBA - Presidenti amerikan prezantoi planet për shpenzimet qeveritare
Presidenti amerikan Joe Biden prezantoi planet për shpenzimet qeveritare dhe taksat më të larta për të pasurit, duke zgjedhur shtetin e Pensilvanisë, në kërkim......

BQE teston bankat - Objektivi, elasticiteti i tyre kibernetik
Banka Qendrore Europiane planifikon të testojë qëndrueshmërinë kibernetike të bankave kryesore të eurozonës pas një rritje të fortë të sulmeve kibernetike,......

Ekonomia në Britani regjistron rritje - Bien poshtë parashikimet, ndërsa zgjerimi është 0.3%
Prodhimi ekonomik britanik në shkurt u rrit me 0.3%, më mirë se sa pritej, sipas të dhënave që mund të forcojnë bastet e investitorëve se Banka e Anglisë do të......

Arrihet marrëveshja e gjelbër europiane - BE vendos rregulla më të forta për rritjen e efikasitetit të energjisë
Komisioni europian mirëpriti marrëveshjen e përkohshme të arritur me Parlamentin Europian dhe Këshillin për të reformuar dhe forcuar direktivën e BE-së për......