Europa Postuar më 10 Mars 2023, 10:50

BQE teston bankat - Objektivi, elasticiteti i tyre kibernetik

Nga SCAN TV
BQE teston bankat - Objektivi, elasticiteti i tyre kibernetik

Banka Qendrore Europiane planifikon të testojë qëndrueshmërinë kibernetike të bankave kryesore të eurozonës pas një rritje të fortë të sulmeve kibernetike, sidomos pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë. Deklarata u bë nga shefi mbikëqyrës i BQE-së, Andrea Enria. Ky i fundut tha se vitin e ardhshëm do të kryhet një test mbi qëndrueshmërinë kibernetike, i cili do të përpiqet të testojë se si bankat janë në gjendje t'i përgjigjen dhe të rimëkëmben nga një sulm i suksesshëm kibernetik.

BQE prej kohësh ka paralajmëruar bankat që të jenë vigjilente për sulmet kibernetike nga Rusia, pasi Bashkimi Europian miratoi një seri të gjatë sanksionesh kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë. Enria shtoi se ka pasur një rritje të konsiderueshme të sulmeve kibernetike, dhe mbetet fakt që kjo rritje është përshkallëzuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Enria tha se një pjesë e problemit është se bankat po kontraktojnë një pjesë të infrastrukturës së tyre kritike të IT tek ofruesit e jashtëm ose subjekte të tjera në grupin e tyre. Por bankat mund të shkëputen shpejt nga palët, duke përfshirë edhe sanksionet, gjë që i lë ato të pambrojtura. Rezultatet e testit priten rreth mesit të vitit 2024.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat