Bota Postuar më 10 Mars 2023, 10:00

Nafta zbret pranë 81 USD për fuçi - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës

Nga SCAN TV
Nafta zbret pranë 81 USD për fuçi - Investitorët, të

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë amerikane, si pasojë e rritjes së interesave. Në këtë mënyrë, tregu i energjisë po qëndron në rënie për të tretin sesion me radhë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi, ndërsa gjatë kësaj jave ka rënë me rreth 5%. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi dhe pritet të publikojë humbje javore prej rreth 6%.

Çmimet janë gjendur nën presion edhe nga të dhënat mbi aplikimin e asistencës së papunësisë në SHBA, që u rritën me hapin më të shpejtë në 5 muajt e fundit, gjatë javës së kaluar. Pritshmëritë për rritjen e normave të interesit në SHBA dhe komentet e bëra nga presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde për ngadalësimin e ekonomisë së Eurozonës kanë ushtruar presion mbi çmimet.

Një panoramë më të qartë mbi gjendjen e ekonomisë amerikane do ta japë raporti mbi punësimin për shkurtin, që do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme. Analistët parashikojnë se, ekonomia më e madhe në botë do të ketë krijuar edhe 205 mijë vende të reja pune, gjatë muajit të kaluar.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat