Dollari amerikan ndal fitimet - Rriten aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë në SHBA

Dollari amerikan ka ndalur fitimet gjatë sesionit të sotëm, pas publikimit të të dhënave mbi aplikimin e asistencës së papunësisë në SHBA që treguan një rritje gjatë javës së kaluar. Ky raport ka vënë në dyshim komentet e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për rritjen e interesave. Investitorët kanë qenë në pritje edhe të vendimmarrjes së Bankës së Japonisë, në takimin e fundi për guvernatorin, Haruhiko Kuroda, mandati i të cilit përfundon në muajin prill.
Banka e Japonisë pritet të mbajë të pandryshuar politikën monetare ultra-lehtësuese. Euro po tregtohet në rreth 1.058 dollarë, ndërsa paundi britanik po këmbehet në rreth 1.193 dollarë. Të dhënat e publikuara në SHBA, treguan se numri i amerikanëve që aplikuan për përfitimin e asistencës së papunësisë u rrit me hapin më të shpejtë në 5 muajt e fundit, gjatë javës së kaluar. Megjithatë, investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, për shkurtin, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 105, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të publikojë fitime prej rreth 0.6%. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka rënë ndjeshëm, duke zbritur poshtë 20 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1410 dollarë.
SCAN
Sondazh

Investitorët shesin aksionet e sektorit bankar - Silicon Valley Bank njofton rritje të kapitalit, aksionet bien me 60%
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi tregu është përfshirë nga një shitje masive e aksioneve të sektorit bankar. Indeksi......

‘Shumica e tyre vijnë nga Shqipëria’ - Gjermania po ‘lufton’ me një fluks të ri emigrantësh nga Ballkani Perëndimor!
Këtë dimër, qytetet në Gjermani u përballën me një fluks tjetër refugjatësh, por këtë herë nuk ishin ukrainasit që ikën nga lufta, por njerëzit nga vendet e......

Rusia kërkon të sfidojë SHBA-në në lidhje me kandidatin amerikan që do të kryesojë Bankën Botërore!
Rusia po konsultohet me aleatët e saj për të sfiduar kandidatin e SHBA-së për të kryesuar Bankën Botërore, tha të martën përfaqësuesi më i lartë i Moskës në......

Kosova, pa viza në BE - Ministrat e Brendshëm miratojnë liberalizimin, rradha e parlamentit europian
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian miratoi me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën. Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të BE -së miratuan......

ITALIAN DESIGN DAY NË SHQIPËRI. "CILËSIA QË NDRIÇON. ENERGJIA E DESIGN-IT PËR PERSONAT DHE MJEDISIN"
L'Italian Trade Agency (ITA), zhvillon nga data 9 deri në 19 mars 2023, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, një promovim special të Made in Italy......

Si ka ndikuar lufta te çmimet në Shqipëri? - Ushqimet, 22.4% më të “kripura”, me bulmetin që sot është 32% më i shtrenjtë
“Scan Intel” ka analizuar ndryshimin e çmimeve të konsumit për grupet dhe nëngrupet kryesore, sot me periudhën para luftës. Duke qenë se norma e inflacionit......

Klientë në nevojë për gazin, pa treg funksional - Ministria, gati projektvendimin. “Harrohet” statusi për energjinë elektrike
Pavarësisht se Shqipëria nuk ka ende një treg funksional të gazit natyror, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka gati projektvendimin për statusin e......

Tjetër borxh për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen e kredisë 50 mln euro, shkon për fazën II të reformës
Qeveria shqiptare do të marrë një kredi prej 50 mln euro nga KfW gjermane, që do të shkojë për sektorin elektorenergjetik në vend. Huaja do të përdoret për......