Klientë në nevojë për gazin, pa treg funksional - Ministria, gati projektvendimin. “Harrohet” statusi për energjinë elektrike

Pavarësisht se Shqipëria nuk ka ende një treg funksional të gazit natyror, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka gati projektvendimin për statusin e klientit të nevojë për furnizimin me gaz natyror.
Këtu përfshihen klientët familjarë, të cilët për shkak të gjendjes sociale, do të duhet të gëzojnë disa të drejta të veçanta, lidhur me furnizimin me gaz, që nënkupton kompensim të shpenzimeve për konsumin e gazit natyror.
Sipas draftit, të siguruar nga TV SCAN mbështetja financiare varion nga 50% në 100% të kostove të konsumit, në varësi të kategorisë që i përket klienti që do të kategorizohet në nevojë. Këtu përfshihen familjet përfituese të ndihmës ekonomike dhe fondit 6%, familjet që kanë anëtarë persona me aftësi të kufizuar, pensionistët, invalidët e punës, si dhe të verbrit, që gjithsesi do të duhet të vërtetojnë gjendjen e të ardhurave të ulta, në raport me pagën minimale në fuqi.
Dokumenti specifikon se ky vendim do të jetë i aplikueshëm vetëm në momentin kur në Shqipëri do të jetë funksional tregu i gazit natyror. Por, teksa Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë po avancon me hartimin e akteve nënligjore të nevojshme për sektorin e gazit, ndryshe paraqitet situata për energjinë elektrike.
Miratimi i një vendimi të zgjashëm është detyrim ligjor, që prej vitit 2015, por deri më tani nuk është hedhur asnjë hap në këtë drejtim, duke bërë që mijëra familje në vështirësi ekonomike të mos përfitojnë kompensim. Sipas ligjit, ministria përgjegjëse për çështjet sociale në bashkëpunim me atë të energjisë duhet të hartojnë procedurat për përftimin e statusit të klientit në nevojë, ndërkohë që më herët janë ndërmarrë edhe peticione e protesta për këtë qëllim, por deri më tani vendimi nuk është miratuar.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Tjetër borxh për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen e kredisë 50 mln euro, shkon për fazën II të reformës
Qeveria shqiptare do të marrë një kredi prej 50 mln euro nga KfW gjermane, që do të shkojë për sektorin elektorenergjetik në vend. Huaja do të përdoret për......

Rënia e bonove të thesarit, Meka: Ndali mbireagimin - “Në “lojë” hynë bankat, qoftë duke blerë letra me vlerë, por dhe me normat e depozitave”
Në një intervistë për Scan TV, Profesori i ekonomisë Elvin Meka shpjegon arsyet që sollën rritjen e fortë të normave të interest të bonove të thesarit gjatë......

Gjykata e Lartë ndryshon strategji, skualifikon rekurset e pabazuara - Kthehet në skenë pas vitesh Kolegji Seleksionues, do nisë me dosjet e këtij viti
Gjykata e lartë ka ndryshuar strategji sa i përket rekurseve të panumërta që paraqiten cdo muaj. Nga prilli Gjykata do të kthejë në skenë kolegjin......

Gjobiten 8 biznese për tregtim të ushqimeve të pasigurta - AKU: Përdornin vaj palme, niseshte dhe konservantë në produkte
8 subjekte të cilat përdornin vaj palme, niseshte e konservant në ushqime janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Gjatë kontrolleve nga trupat......

Një Ferrari prej 18 milionë dollarë kryeson ankandin rekord të makinave klasike. Cilat janë 10 modelet të mira?!
Koleksionistët e pasur të makinave shpenzuan një shumë rekord në ankandet e makinave klasike në Amelia Island gjatë fundjavës, duke sugjeruar se tregu mbetet i......

Holanda i bashkohet SHBA-së: Kufizon eksportet e teknologjisë së gjysmëpërçuesve në Kinë!
Qeveria e Holandës tha se planifikon kufizime të reja në eksportet e teknologjisë gjysmëpërçuese për të mbrojtur sigurinë kombëtare, duke iu bashkuar......

'Nuk po e shkelim ligjin': Britania e Madhe mbron goditjen e re anti-emigrantëve!
Ministri i Brendshëm i Britanisë është detyruar të mohojë se masa e re e qeverisë ndaj anijeve me emigrantë që kalonin Kanalin u njoftua në një gjuhë "jo të......

Regjistrohet inflacion i dobët në Kinë - Lehtësohen presionet mbi çmimet globale
Çmimet e konsumit dhe të prodhuesve në Kinë ishin më të ulëta në shkurt pasi kostot e ushqimeve dhe mallrave u lehtësuan, duke sugjeruar se rihapja e vendit......