Bota Postuar më 9 Mars 2023, 11:28

Regjistrohet inflacion i dobët në Kinë - Lehtësohen presionet mbi çmimet globale

Nga SCAN TV
Regjistrohet inflacion i dobët në Kinë - Lehtësohen

Çmimet e konsumit dhe të prodhuesve në Kinë ishin më të ulëta në shkurt pasi kostot e ushqimeve dhe mallrave u lehtësuan, duke sugjeruar se rihapja e vendit nuk do të shtojë presionet globale të inflacionit.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 1% muajin e kaluar nga një vit më parë, sipas Byrosë Kombëtare e Statistikave, niveli më i ulët që nga shkurti 2022 dhe shumë nën parashikimet. Inflacioni bazë më pak i luhatshëm u zbut në 0.6% nga 1%, ndërsa çmimet e prodhimit shënuan një rënie prej 1.4%.

Sipas analistëve në vend papunësia e lartë dhe mungesat e vazhdueshme të aktiveve po rëndojnë mbi kostot. Ndërsa presionet e heshtura të çmimeve të vendit tregojnë frikë nga rihapja e vendit.

Rimëkëmbja ekonomike e Kinës është përshpejtuar, kërkesa për shërbime është rritur dhe shitjet e shtëpive po tregojnë disa shenja stabilizimi. Megjithatë, inflacioni mbeti i heshtur pasi kostot e ushqimit ranë pas festës së Vitit të Ri Hënor dhe çmimet e mallrave si nafta e papërpunuar u lehtësuan.

Indeksi standard i Kinës CSI 300 tregtohej 0.4% më i ulët, pasi aksionet aziatike u rritën gjerësisht.

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, tha javën e kaluar se inflacioni do të mbetet nën kontroll në vitin 2023, ndërsa sugjeroi se normat e interesit janë të përshtatshme – një shenjë se politika monetare do të jetë kryesisht e qëndrueshme. Ai la të kuptohet se ekonomia do të mbështetet në mënyra të tjera, duke thënë se ulja në raportin e rezervës së detyruar mbetet në fuqi.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat