Shqipëria Postuar më 9 Mars 2023, 13:59

Gjykata e Lartë ndryshon strategji, skualifikon rekurset e pabazuara - Kthehet në skenë pas vitesh Kolegji Seleksionues, do nisë me dosjet e këtij viti

Nga SCAN TV
Gjykata e Lartë ndryshon strategji, skualifikon rekurset e pabazuara -

Gjykata e lartë ka ndryshuar strategji sa i përket rekurseve të panumërta që paraqiten cdo muaj. Nga prilli Gjykata do të kthejë në skenë kolegjin seleksionues, i cili do të vendosë nëse rekurset do të kualifikohen apo jo për shqyrtim nga trupat e saj. Gjykata e lartë ka bërë me dije se procedura për seleksionimin e rekurseve, (sipas nenit 480 të Kodit të Procedurës Civile) e cila nuk është zbatuar prej vitesh në Gjykatën e Lartë, do të rinisë brenda muajit Prill 2023, me shqyrtimin në kolegjin seleksionues të rekurseve të regjistruara në muajin Janar dhe Shkurt të vitit 2023. Seleksionimet do të kryhen, krahas zbatimit të metodologjisë që ndjek Kolegji Administrativ, për shqyrtimin e çështjeve sipas kriterit kronologjik dhe kriterit të përparësisë.

Kjo procedurë është një fazë e seleksionimit paraprak, që realizohet nga Kolegji në dhomë këshillimi me tre gjyqtarë dhe pa praninë e palëve, por që dallon nga shqyrtimi në themel i shkaqeve të rekursit sipas ligjit adminisdtrativ. Përmes kësaj procedure, shqyrtimi i shkaqeve në thelem kryehet vetëm nëse kolegji seleksionues vendos kualifikimin e dosjes.

Kjo procedurë mund të frenojë një numër shumë të madh dosjesh që i drejtohen ccdo muaj gjykatës së lartë, në një kohë që një pjesë e tyre kanë vlera shumë të vogla financiare.

Gjykata e Lartë për herë të parë prej vitesh ka ulur stokun e dosjeve të prapambetura në kuotën 30 mijë, por gjithësesi lajmi nuk është aq i mirë sa cc’duket, veccanërisht për ata që presin vendimmarrje civile apo administrative prej saj. Kjo pasi, vetëm gjatë dy viteve të fundit, në Gjykatën e Lartë janë depozituar rreth 3 mijë rekurse të reja, pjesa dërrmuese e të cilave nuk klasifikohen ende si dosje në vonesë. Më specifikisht, në vitin 2022 në Gjykatën e Lartë janë regjistruar 2096 ccështje të reja, ndërkohë që në 2021 numri i ccështjeve të reja ishte 934.

Për efekt të përllogaritjes së çështjeve të prapambetura, vlerësohet se përbëjnë çështje të prapambetura deri në dhjetor 2022, 28,940 çështje, pra ato çështje që deri më 31 dhjetor 2022, janë më të vjetra se 24 muaj, për çështjet civile dhe administrative dhe më të vjetra se 12 muaj për çështjet penale.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat