Tjetër borxh për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen e kredisë 50 mln euro, shkon për fazën II të reformës

Qeveria shqiptare do të marrë një kredi prej 50 mln euro nga KfW gjermane, që do të shkojë për sektorin elektorenergjetik në vend. Huaja do të përdoret për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri” - faza II, ndërkohë që marrëveshja u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
Kjo nuk është kredia e parë që merret në funksion në reformës, duke qenë se rreth një vit më parë një tjetër borxh prej 50 mln euro u mor nga Agjencia Franceze për Zhvillim. Detajet për kredinë e re nuk janë publikuar ende, ndërkohë që huaja e Agjencisë Franceze u mor për konsolidimin e ndarjes së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, funksionimin e Bursës së Energjisë dhe hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë, së bashku me krijimin e një tregu konkurrues të energjisë.
Por, paralelisht me këto hua, në harkun kohor të 15 mujave janë marrë edhe 191.5 mln euro borxh për sektorin elektorenergjetik, duke i çuar vlerën totale në 291.5 mln euro. Më konkretisht, në fund të vitit 2021, ishte Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që mori një hua prej 70 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për reagimin ndaj krizës së shkaktur nga COVID-19.
Gjithashtu, OSHEE mori edhe 4 kredi për financimin e kapitalit punues, në kuadër të nevojave për import të energjisë, nga bankat e nivelit të dytë. Shuma totale këtyre kredive arrin në 81.5 mln euro. Po ashtu, një marrëveshje kredie prej 40 mln euro, për rehabiltimin e hidorcentralit të Fierzës. Huaja u mor nga KfË-ja gjermane, teksa paralelisht u mirataun edhe 2 marrëveshje granti prej 10.35 mln euro që gjithashtu shkojnë për të njëjtin projekt.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rënia e bonove të thesarit, Meka: Ndali mbireagimin - “Në “lojë” hynë bankat, qoftë duke blerë letra me vlerë, por dhe me normat e depozitave”
Në një intervistë për Scan TV, Profesori i ekonomisë Elvin Meka shpjegon arsyet që sollën rritjen e fortë të normave të interest të bonove të thesarit gjatë......

Gjykata e Lartë ndryshon strategji, skualifikon rekurset e pabazuara - Kthehet në skenë pas vitesh Kolegji Seleksionues, do nisë me dosjet e këtij viti
Gjykata e lartë ka ndryshuar strategji sa i përket rekurseve të panumërta që paraqiten cdo muaj. Nga prilli Gjykata do të kthejë në skenë kolegjin......

Gjobiten 8 biznese për tregtim të ushqimeve të pasigurta - AKU: Përdornin vaj palme, niseshte dhe konservantë në produkte
8 subjekte të cilat përdornin vaj palme, niseshte e konservant në ushqime janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Gjatë kontrolleve nga trupat......

Një Ferrari prej 18 milionë dollarë kryeson ankandin rekord të makinave klasike. Cilat janë 10 modelet të mira?!
Koleksionistët e pasur të makinave shpenzuan një shumë rekord në ankandet e makinave klasike në Amelia Island gjatë fundjavës, duke sugjeruar se tregu mbetet i......

Holanda i bashkohet SHBA-së: Kufizon eksportet e teknologjisë së gjysmëpërçuesve në Kinë!
Qeveria e Holandës tha se planifikon kufizime të reja në eksportet e teknologjisë gjysmëpërçuese për të mbrojtur sigurinë kombëtare, duke iu bashkuar......

'Nuk po e shkelim ligjin': Britania e Madhe mbron goditjen e re anti-emigrantëve!
Ministri i Brendshëm i Britanisë është detyruar të mohojë se masa e re e qeverisë ndaj anijeve me emigrantë që kalonin Kanalin u njoftua në një gjuhë "jo të......

Regjistrohet inflacion i dobët në Kinë - Lehtësohen presionet mbi çmimet globale
Çmimet e konsumit dhe të prodhuesve në Kinë ishin më të ulëta në shkurt pasi kostot e ushqimeve dhe mallrave u lehtësuan, duke sugjeruar se rihapja e vendit......

Lufta ndaj evazionit në Itali - Në vitin 2022 rekuperim rekord prej 20.2 miliard eurosh
Një rekuperim rekord i parave të gjeneruara nga evazioni fiskal në vitin 2022 u regjistrua në Itali. Deri në 20.2 miliard euro llogaritet shuma që ka hyrë në......