Kosova, pa viza në BE - Ministrat e Brendshëm miratojnë liberalizimin, rradha e parlamentit europian

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian miratoi me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën. Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të BE -së miratuan vendimin për liberalizimin e vizave për vendin gjatë takimit të Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.
Ministrat e miratuan këtë vendim “në lexim të parë”, pa diskutime, pasi për këtë cështje ishte rënë më parë dakord nga ana e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare.
Tashmë rradhën e ka parlamenti europian, pasi më 12 janar të këtij viti Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Europian, në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave votoi me shumicë dërmuese pro liberalizimit të vizave.
Ekipet negociuese të Parlamentit Europian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për personat me pasaportë të Kosovës.
Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Europian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në faqen zyrtare të BE-së. Komisioni europianka thënë se do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive zbatimin e kërkesave ndaj Kosovës, duke përfshirë harmonizimin e politikave të vizave, përmes mekanizmit pas liberalizimit të vizave.
Para se të shkojë në seancë plenare të Parlamentit Europian, dosja e liberalizimit të vizave do të hidhet në votim sërish në LIBE.
Dorina Kurtja / SCAN
Sondazh

ITALIAN DESIGN DAY NË SHQIPËRI. "CILËSIA QË NDRIÇON. ENERGJIA E DESIGN-IT PËR PERSONAT DHE MJEDISIN"
L'Italian Trade Agency (ITA), zhvillon nga data 9 deri në 19 mars 2023, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, një promovim special të Made in Italy......

Si ka ndikuar lufta te çmimet në Shqipëri? - Ushqimet, 22.4% më të “kripura”, me bulmetin që sot është 32% më i shtrenjtë
“Scan Intel” ka analizuar ndryshimin e çmimeve të konsumit për grupet dhe nëngrupet kryesore, sot me periudhën para luftës. Duke qenë se norma e inflacionit......

Klientë në nevojë për gazin, pa treg funksional - Ministria, gati projektvendimin. “Harrohet” statusi për energjinë elektrike
Pavarësisht se Shqipëria nuk ka ende një treg funksional të gazit natyror, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka gati projektvendimin për statusin e......

Tjetër borxh për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen e kredisë 50 mln euro, shkon për fazën II të reformës
Qeveria shqiptare do të marrë një kredi prej 50 mln euro nga KfW gjermane, që do të shkojë për sektorin elektorenergjetik në vend. Huaja do të përdoret për......

Rënia e bonove të thesarit, Meka: Ndali mbireagimin - “Në “lojë” hynë bankat, qoftë duke blerë letra me vlerë, por dhe me normat e depozitave”
Në një intervistë për Scan TV, Profesori i ekonomisë Elvin Meka shpjegon arsyet që sollën rritjen e fortë të normave të interest të bonove të thesarit gjatë......

Gjykata e Lartë ndryshon strategji, skualifikon rekurset e pabazuara - Kthehet në skenë pas vitesh Kolegji Seleksionues, do nisë me dosjet e këtij viti
Gjykata e lartë ka ndryshuar strategji sa i përket rekurseve të panumërta që paraqiten cdo muaj. Nga prilli Gjykata do të kthejë në skenë kolegjin......

Gjobiten 8 biznese për tregtim të ushqimeve të pasigurta - AKU: Përdornin vaj palme, niseshte dhe konservantë në produkte
8 subjekte të cilat përdornin vaj palme, niseshte e konservant në ushqime janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Gjatë kontrolleve nga trupat......

Një Ferrari prej 18 milionë dollarë kryeson ankandin rekord të makinave klasike. Cilat janë 10 modelet të mira?!
Koleksionistët e pasur të makinave shpenzuan një shumë rekord në ankandet e makinave klasike në Amelia Island gjatë fundjavës, duke sugjeruar se tregu mbetet i......