BE, apel kompanive të mos tregtojnë gazin rus - Kërkohet braktisja e kontratave të reja me Moskën

Vendet dhe kompanitë e Bashkimit Europian nuk duhet të nënshkruajnë kontrata të reja për të blerë gazin natyror të lëngshëm rus, si pjesë e përpjekjes së bllokut për t'i dhënë fund varësisë së tij energjetike nga Moska. Deklarata u bë nga shefja e politikës energjetike të BE-së, Kadri Simons.
Rusia ndërpreu furnizimet me gaz në Europë vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës, duke shkaktuar një krizë energjetike për shkak të reduktimit të furnizimeve dhe çmimeve të larta që shënuan rekord. BE-ja është zotuar të heqë dorë nga karburantet fosile ruse deri në vitin 2027 dhe ka zëvendësuar rreth dy të tretat e gazit rus vitin e kaluar.
Por ndërsa Moska reduktoi flukset e gazit të tubacioneve, dërgesat e gazit natyror të lëngshëm rus në Europë u rritën vitin e kaluar - në 22 miliardë metra kub, nga rreth 16 miliard metra kub në 2021-shin, sipas një analize të BE.
Simons u shpreh se BE duhet të heqë qafe plotësisht gazin rus, madje sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh sigurinë e furnizimit. Ajo inkurajoi të gjitha vendet anëtare dhe të gjitha kompanitë që të ndalojnë blerjen e LNG-së ruse dhe të mos nënshkruajnë asnjë kontratë të re gazi me Rusinë pasi të kenë skaduar kontratat ekzistuese.
Vëllimet e LNG-së ishin shumë më të ulëta se 155 miliard metra kub gaz që Moska i dërgonte Europës çdo vit përpara luftës në Ukrainë. Europa zëvendësoi shumicën e këtyre vëllimeve me LNG nga furnizuesit alternativë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me energjinë e rinovueshme dhe kursimet e energjisë.
Ndërsa vendet e BE-së fillojnë përgatitjet për të siguruar furnizimet me energji për dimrin e ardhshëm, Simons tha se komisioni do të propozojë që vendet e BE-së të zgjasin, deri në dimrin e ardhshëm, një objektiv vullnetar për të ulur konsumin e tyre të gazit në dimër, me 15%. BE duket në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin këtë dimër, pasi ka ulur përdorimin e gazit me 19.3% nga gushti në janar, krahasuar me vitet e fundit.
Ndërsa Europa duket e vendosur të shmangë mungesat akute të energjisë këtë dimër, siguria energjetike e kontinentit mbetet delikate. Rusia po dërgon ende një pjesë të gazit të gazsjellësit në Europë përmes Ukrainës, mjaftueshëm për të arritur në 20 miliardë metra kub këtë vit, nëse furnizimi aktual mbetet i qëndrueshëm.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Biden premton uljen e deficitit të SHBA - Presidenti amerikan prezantoi planet për shpenzimet qeveritare
Presidenti amerikan Joe Biden prezantoi planet për shpenzimet qeveritare dhe taksat më të larta për të pasurit, duke zgjedhur shtetin e Pensilvanisë, në kërkim......

BQE teston bankat - Objektivi, elasticiteti i tyre kibernetik
Banka Qendrore Europiane planifikon të testojë qëndrueshmërinë kibernetike të bankave kryesore të eurozonës pas një rritje të fortë të sulmeve kibernetike,......

Ekonomia në Britani regjistron rritje - Bien poshtë parashikimet, ndërsa zgjerimi është 0.3%
Prodhimi ekonomik britanik në shkurt u rrit me 0.3%, më mirë se sa pritej, sipas të dhënave që mund të forcojnë bastet e investitorëve se Banka e Anglisë do të......

Arrihet marrëveshja e gjelbër europiane - BE vendos rregulla më të forta për rritjen e efikasitetit të energjisë
Komisioni europian mirëpriti marrëveshjen e përkohshme të arritur me Parlamentin Europian dhe Këshillin për të reformuar dhe forcuar direktivën e BE-së për......

Ajay Banga në krye të Bankës Botërore - Rritet mbështetja për kandidatin e presidentit amerikan Biden
Tre fitues të çmimit Nobel dhe dhjetëra liderë të shoqërisë civile, ndryshimeve klimatike dhe filantropë miratuan emrin e kandidatit të presidentit amerikan......

Kroatët dynden në Slloveni për të blerë ushqime pas adoptimit të euros
Kroatët po vërshojnë kufirin për të blerë sende ushqimore edhe pse standardi i jetesës dhe pagat e Sllovenisë janë shumë më të larta, që do të thotë se edhe......

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të kuotës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë sot me 1017.4 lekë dhe duke u shitur me 108.2 lekë në raport me......

Kryeministrja italiane Meloni zbulon plane të reja për të goditur trafikuesit e qenieve njerëzore!
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi planet e qeverisë së saj të krahut të djathtë për të goditur kontrabandistët dhe trafikantët e qenieve njerëzore......