Biden premton uljen e deficitit të SHBA - Presidenti amerikan prezantoi planet për shpenzimet qeveritare

Presidenti amerikan Joe Biden prezantoi planet për shpenzimet qeveritare dhe taksat më të larta për të pasurit, duke zgjedhur shtetin e Pensilvanisë, në kërkim të një mandati të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Biden sfidoi opozitën republikane rreth përgjegjësisë fiskale, duke theksuar planet për të ulur deficitin e vendit me gati 3 trilion dollarë gjatë 10 viteve, si dhe duke rritur taksat për ata që fitojnë më shumë se 400 mijë dollarë në vit. Buxheti do të rriste shpenzimet federale në dymbëdhjetë muajt duke filluar nga tetori në 6.8 trilion dollarë nga 6.2 trilion dollarë të shpenzuar në vitin fiskal 2022.
Buxheti i propozuar nga Biden po përballet me kundërshtime të ashpra nga ligjvënësit republikanë, të cilët kanë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas fitores në zgjedhjet afatmesme të nëntorit. Pjesë të konsiderueshme të axhendës së presidentit amerikan nuk priten të miratohen ndonjëherë nga kongresi.
Plani, megjithatë, është një deklaratë politike që sfidon drejtpërdrejt kërcënimet e kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, për të bllokuar një rritje të kufirit prej 31.4 trilion dollarësh për huamarrjen federale, nëse Biden nuk pranon të frenojë shpenzimet federale.
McCarthy dhe republikanë të tjerë e përshkruan planin buxhetor të Biden si "një propozim të pamatur". Por Shtëpia e Bardhë nga ana e saj këmbënguli se presidenti kërkon të financojë shpenzime më të larta dhe të reduktojë deficitin duke vendosur një taksë minimale prej 25% për miliarderët, si dhe duke dyfishuar taksën mbi fitimet kapitale nga 20%.
Ai gjithashtu dëshiron të katërfishojë një taksë për riblerjen e aksioneve prej 1%, duke zgjedhur të përplaset me shumë nga investitorët që do t'i duhej të thërriste për të financuar çdo fushatë rizgjedhjeje. Masat do të zhbënin disa lehtësime tatimore të korporatave të miratuara në vitin 2017 gjatë presidencës republikane të Donald Trump. Ky ishte dhe një nga premtimet kryesore në fushatën e demokratëve në vitin 2020.
Buxheti parashikon më shumë se 1 trilion dollarë deficite çdo vit gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Borxhi total i SHBA-së do të rritet në gati 110% të prodhimit të brendshëm bruto vjetor në vitin 2033. Për vitin e ardhshëm fiskal, administrata Biden parashikoi rritje ekonomike 1.5%, nivelin e papunësisë në 4.6% dhe 2.4% rritje të çmimeve të konsumit. Një skenar optimist ky, ku inflacioni bie me gati dy të tretat nga nivelet aktuale dhe vendi shmang rreziqet nga normat e larta të interesit dhe një krizë të kufirit të borxhit.
Republikanët tashmë po përgatisin 150 miliardë dollarë shkurtime për programet diskrecionale jo-mbrojtëse, duke përfshirë rreth 25 miliardë dollarë nga Departamenti i Arsimit dhe shkurtime në ndihmën e huaj dhe programe që synojnë parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Ata thonë se kjo do të kursente 1.5 trilion dollarë gjatë një dekade. Ata kërkojnë gjithashtu dhe një shtesë prej 800 milionë dollarësh mbi buxhetin e miratuar të vitit 2022 për shërbimet kufitare dhe të imigracionit, një lloj apeli ky i republikanëve për më shumë kontrolle në kufirin jugor të vendit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

BQE teston bankat - Objektivi, elasticiteti i tyre kibernetik
Banka Qendrore Europiane planifikon të testojë qëndrueshmërinë kibernetike të bankave kryesore të eurozonës pas një rritje të fortë të sulmeve kibernetike,......

Ekonomia në Britani regjistron rritje - Bien poshtë parashikimet, ndërsa zgjerimi është 0.3%
Prodhimi ekonomik britanik në shkurt u rrit me 0.3%, më mirë se sa pritej, sipas të dhënave që mund të forcojnë bastet e investitorëve se Banka e Anglisë do të......

Arrihet marrëveshja e gjelbër europiane - BE vendos rregulla më të forta për rritjen e efikasitetit të energjisë
Komisioni europian mirëpriti marrëveshjen e përkohshme të arritur me Parlamentin Europian dhe Këshillin për të reformuar dhe forcuar direktivën e BE-së për......

Ajay Banga në krye të Bankës Botërore - Rritet mbështetja për kandidatin e presidentit amerikan Biden
Tre fitues të çmimit Nobel dhe dhjetëra liderë të shoqërisë civile, ndryshimeve klimatike dhe filantropë miratuan emrin e kandidatit të presidentit amerikan......

Kroatët dynden në Slloveni për të blerë ushqime pas adoptimit të euros
Kroatët po vërshojnë kufirin për të blerë sende ushqimore edhe pse standardi i jetesës dhe pagat e Sllovenisë janë shumë më të larta, që do të thotë se edhe......

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të kuotës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë sot me 1017.4 lekë dhe duke u shitur me 108.2 lekë në raport me......

Kryeministrja italiane Meloni zbulon plane të reja për të goditur trafikuesit e qenieve njerëzore!
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi planet e qeverisë së saj të krahut të djathtë për të goditur kontrabandistët dhe trafikantët e qenieve njerëzore......

Fisha e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç – Kur do të fillojë rimbursimi?!
Kryeministri vendit Edi Rama njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se fishat e diabetit tashmë po garantohen falas për të moshuarit mbi moshën 65......