Shqipëria Postuar më 10 Mars 2023, 12:14

Sektori minerar “zotërohet” nga 45 subjekte - Të dhënat/ Realizojnë 93% të të ardhurave, disponojnë 72 leje minerare

Nga SCAN TV
Sektori minerar “zotërohet” nga 45 subjekte - Të

Pjesa më e madhe e subjekteve që zotërojnë leje minerare kanë aktivitet minimal, teksa 93% e të ardhurave në sektorin minerar u realizua nga 45 subjekte. Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i përkasin vitit 2021, ndërkohë që përfshijnë raportimet e bëra pranë këtij dikasteri për 501 leje minerare.

Në total, numri i lejeve minerare që disponohen nga 45 subjektet, që dominojnë sektorin është 72, teksa rezulton se kanë realizuar nga mbi 350 000 USD të ardhura. 35 nga këto leje minerare janë për nxjerrjen e kromit, ndërsa 13, për gur gëlqeror. Pjesa tjetër ndahet midis hekur-nikelit, bitumit, zhavorrit bituminoz, bakrit, etj.

Ndërkaq, sa i takon vitit 2022, numri i lejeve aktive ishte 554, teksa aktiviteti minerar dominohet pikërisht nga nxjerrja e mineralit të kromit, me 235 leje aktive dhe guri gëlqeror, gëlqror të mermerizuar dhe gëlqeror dekoartiv me 185 subjekte aktive.

Gjithsesi, për vitin që lamë pas Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nuk ka publikuar ende të dhënat që vijnë nga vetëraportimet e subjekteve, që lidhen me sasinë e mineraleve të nxjerrë apo vlerën e investimeve, që janë realizuar gjatë vitit që lamë pas. Ndërkohë që, zhvillimi i sektorit deri në vitin 2024 parashikohet të fokusohet në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat