Kreditë me probleme nisin vitin me rritje - Në Janar norma u ngjit në 5.1%, nga 5% që ishte në Dhjetor

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rritje të lehtë gjatë muajit të parë të vitit 2023, duke shkuar në 5.1%. Krahasuar me periudhën paraardhëse, është rritur me vetëm 0.1 pikë përqindje, nga 5% që ishte në muajin dhjetor. Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, treguesi i kredive me probleme ka pësuar një rënie prej 0.35 pikë përqindje, nga 5.45% që ishte në janarin e 2022-shit.
Përgjatë vitit të kaluar, kjo normë është dominuar nga ritme rënëse, përveç muajve prill, maj dhe nëntor ku pati rritje të vogla me vetëm 0.02-0.18 pikë përqindje. Mesa duket këto rritje të lehta në normën e kredive me probleme vijojnë të jenë sporadike dhe akoma nuk kanë bërë kthesën drejt një trendi rritës që do të mund të shikohet si një reflektim i vështirësive ekonomike që po kalon vendi.
Norma e kredive me probleme ndaj totalit të huave, ka pësuar ndryshime të theksuara përgjatë viteve, në varësi të rrethanave dhe ngjarjeve ekonomike që kanë shoqëruar vendin. Mbështetur në të dhënat zyrtare, që nga korriku i vitit 2007, vlera e më e lartë e normës së kredive me probleme është shënuar gjatë shtatorit të vitit 2014, në 25% të kredive bruto. Kjo rritje e lartë erdhi si rezultat i pasojave të vonuara që prekën ekonominë e vendit tonë për shkak të krizës financiare globale të 2007 dhe 2008.
Mesatarisht norma e kredive me probleme që kanë shoqeruar vitin 2022, është në vlerën e 5.24%. Pavarësisht ndonjë rritje të lehtë, ecuria e këtij treguesi vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe duket sikur ka tendecën të shkojë në nivelet e para krizës botërore ku mesatarisht kjo normë për vitin 2008 ishtë në vlerën 4.4%.
Qëndrueshmëria e normës së kredive me probleme tregon një sistem bankar të shëndetshëm, duke sjell një sërë aspektesh pozitive si nga ana e besimit të konsumatorit, por edhe në klimën e biznesit. Megjithatë, nuk duhet harruar mundësia që pasojat e situatës së vështirë ekonomike do të reflektohen në këtë tregues në periudhën afatgjatë.
Ilda Methasani/ SCAN
Sondazh

Mungojnë studimet për aftësinë digjitale - Merkoçi: Në kartat e identitetit duhet të shtohen elemente sigurie
Në raportin vjetor digjital në Shqipëri u prezantuan të dhënat për rritjen e angazhimit qytetar në axhendën digjitale. Referuar këtyre të dhënave, aksesi në......

Mundësitë për gratë, më të vogla se nevoja që kanë - Edlira Çepani: Mbështetja institucionale ndaj tyre në nivele të ulta, krahasuar me vendet e tjera
Aktivistja, Edlirave Çepani, e ftuar në emisionin “Studio Intel” u ndal në disa nga problemet më kryesore me të cilat përballen gratë dhe vajzat sot në......

Sektori minerar “zotërohet” nga 45 subjekte - Të dhënat/ Realizojnë 93% të të ardhurave, disponojnë 72 leje minerare
Pjesa më e madhe e subjekteve që zotërojnë leje minerare kanë aktivitet minimal, teksa 93% e të ardhurave në sektorin minerar u realizua nga 45 subjekte. Të......

“Tenderët, prokurohet me ligje speciale!” - Brahaj: Risk i lartë, pasi shumë kompanive nuk iu njihet pronari
Gati 2 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të ri “Për prokurimin publik” vihen re një sërë problemesh, që lidhen me procedurat tenderuese dhe përdorimin e parave......

Sistemi bankar superlikuid, rrit asetet dhe depozitat - Shoqata e Bankave: Totali i fondeve në 2022 ishte 1.873 trilionë lekë, u rrit me 5% nga 2021
Viti 2022 ka rezultuar ndër më pozitivët sa i përket aseteve dhe depozitave të sistemit bankar shqiptar, me shifra rekord që prej vitit 2008. Totali i aseteve......

Pse Gjermania po bëhet më pak tërheqëse për talentet e huaja në krahasimet ndërkombëtare?!
Gjermania po bëhet më pak tërheqëse për talentet kryesore të huaja, sipas një studimi të ri të Bertelsmann/OECD që do të shqetësojë qeverinë e Olaf Scholz, e......

Rritje 50% e qirasë? Kërkesa rekord për prona në Dubai po krijon një makth për vendasit!
Kërkesa për prona në kryeqytetin e shkëlqyer tregtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai, arriti një rekord të lartë për dy muajt e parë të vitit 2023,......

Shumë nga programet e 'vizave të arta' të Europës po mbyllen, por jo në këtë pikë të nxehtë mesdhetare!
Arratisja në ishujt grekë është fantazia e shumë njerëzve në botë, dhe në rastin më të mirë e jetuar gjatë një pushimi dy-javor. Për të tjerët, kjo është një......