Shqipëria Postuar më 10 Mars 2023, 14:04

Inflacioni rekord në 2022, tkurr fondet e investimeve - AMF publikon të dhënat/ Rënie e numrit të anëtarëve dhe aseteve

Nga SCAN TV
Inflacioni rekord në 2022, tkurr fondet e investimeve - AMF publikon

Inflacioni në nivele rekord gjatë vitit 2022 ka prekur fondet e investimeve. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar treguesit vjetorë të këtij tregu, të cilët rezultojnë në rënie të konsiderueshme, si sa i përket volumit të fondeve të investuara, ashtu edhe numrit të investitorëve.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.12.2022, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 45.06 miliardë lekë me një ulje prej 35,839 milionë lekë ose 43.76%, krahasuar me 31.12.2021.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 66.52% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 2.02% krahasuar me 31.12.2021. Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2022 është 28,953 me një ulje prej 27.72% krahasuar me 31.12.2021.

Fondet e Investimit janë një alternativë investimi relativisht e re për tregun fi¬nanciar shqiptar ende në zhvillim dhe një mundësi diversi¬kimi e aseteve të investitorëve. Fondet e investimit janë grupim asetesh të cilat investohen nga shoqëria administruese përmes strategjive të investimit duke krijuar në këtë mënyrë portofole investimi të cilat janë shumë të vështira për t’u krijuar nga një investitor individual në mënyrë të pavarur. Rezultatet e tyre financiare jane te lidhura fort me inflacionin, pasi duke qenë i përqendruar te obligacionet, ato varen shumë te rritja e normës bazë të ineteresit.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat