Kërkimi shkencor i “merr” arsimit 27.5 miliardë lekë - Publikohet strategjia për 7 vitet e ardhshëm. Cilat janë objektivat e ministrisë?

Ministria e Arsimit ka publikuar strategjinë kombëtare për kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin për 7 vitet e ardhshëm. E përqendruar tek zhvillimi i kërkimit shkencor për arritjen e standarteve të Bashkimit Europian, zbatimi i strategjisë për periudhën 2023-2030 është në masën 27.5 miliardë lekë.
Përqendrimi i kërkimit shkencor në fusha të ndryshme si shkencat, inxhineria, teknolgjia, mjekësia, bujqësia etj do të jetë në vlerën e 19.9 miliardë lekë osë 72% e fondeve të parashikuara për zbatimine kësaj strategjie.
Si qëllim të dytë për ta arritur, Ministria e Arsimti ka vendosur krijimin e një mjedisi që lehtëson dhe inkurajon mekanizmat e ndërveprimit dhe transferimit të teknologjive për bashkëpunim midis komunitetit të kërkimit, ekonomisë, inovacionit dhe institucioneve publike” do të zër 23% e fondeve të parashikuara ose 6.37 miliardë lekë.
Ndërkohë qëllimi i tretë konsiston në promovimin e kulturës së shkencës dhe inovacionit në edukim për të siguruar një qasje didaktike me theksin në praktikat kërkimore dhe projektet, do të ketë një kosto në masën 1.25 miliardë lekë ose 5% e fondeve të parashikuara për zbatimin e kësaj strategjie.
Kosto mesatare vjetore e aktiviteteve të kushtuara për periudhën 2023-2030, në vitin 2023 parashikohet të arrijë në masën 0.084% ndaj produktit të brendshëm bruto, në vitin 2026 parashikohet të arrijë në masën 0.152% e PBB, si dhe në vitin 2030 synon të arrijë në masën 0.162% e PBB, e detajuar sipas qëllimeve të politikës së programit sa vijon.
Impakti ekonomik i strategjisë konsiston në përmirësimin e cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë (IAL) dhe rritjen e të ardhurave të tyre. Projektet kërkimore midis IAL-ve, biznesit dhe institucioneve qendrore pritet të sjellin impakt pozitiv në rritjen e investimeve dhe projektet kërkimore midis institucioneve të arsimit të lartë, biznesit dhe qeverisë do të sjellin impakt pozitiv në konkurueshmërinë e bizneseve në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
Marinela Lina/SCAN
Sondazh

“Shkëlqen” rezerva e Shqipërisë, 5 miliardë Euro - Mbulohen 7.6 muaj import mallrash dhe më shumë se 3 herë borxhi i jashtëm afatshkurtër
Situata e shkëlqyer e të ardhurave në buxhetin e shtetit për shkak të ccmimeve të rritura, bashkë me mbiccmimin e fortë të lekut në raport me monedhën e......

Cili është sektori me shkeljet më të rënda të Kodit të Punës? - Rritet numri i ndëshkimeve, 2400 masa administrative ndaj bizneseve
Rreth 2400 masat administrative janë vendosur në subjektet ekonomike të kontrolluara nga Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë vitit 2022. E thënë ndryshe janë......

Shqipëria, më lirë për karikimin e makinës elektrike - Ndër 10 vendet që paguajmë më pak në Europë. Por, në rrugët tona ka vetëm 1245 automjete
Përdorimi i makinave elektrike është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për reduktimin e ndotjes së ajrit, por gjithashtu edhe për të kursyer para në një kohë......

Gjermania me plan multi miliarda për industrinë - Subvencione për të lehtësuar kompanitë me intensitet energjie
Përballë rrezikut për t'u braktisur nga industritë e tij që nxitojnë të përfitojnë nga programi i subvencioneve prej 369 miliardë dollarësh të SHBA – ve,......

Inflacioni rekord në 2022, tkurr fondet e investimeve - AMF publikon të dhënat/ Rënie e numrit të anëtarëve dhe aseteve
Inflacioni në nivele rekord gjatë vitit 2022 ka prekur fondet e investimeve. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar treguesit vjetorë të këtij tregu,......

Çfarë ndikoi në rritjen e çmimeve të veshjeve dhe këpucëve? - Zekja: Nga tërmeti në Turqi, deri tek luhatja e euros. Arsyet që shtrenjtuan çmimet
Grupi “veshje dhe këpucë” regjistroi një record të rritjes së çmimeve këtë fillim vit me një vlerë prej 4.4% duke shënuar nivelin më të lartë të çmimeve që......

Kreditë me probleme nisin vitin me rritje - Në Janar norma u ngjit në 5.1%, nga 5% që ishte në Dhjetor
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rritje të lehtë gjatë muajit të parë të vitit 2023,......

Mungojnë studimet për aftësinë digjitale - Merkoçi: Në kartat e identitetit duhet të shtohen elemente sigurie
Në raportin vjetor digjital në Shqipëri u prezantuan të dhënat për rritjen e angazhimit qytetar në axhendën digjitale. Referuar këtyre të dhënave, aksesi në......