Shqipëria Postuar më 11 Mars 2023, 10:08

“Shkëlqen” rezerva e Shqipërisë, 5 miliardë Euro - Mbulohen 7.6 muaj import mallrash dhe më shumë se 3 herë borxhi i jashtëm afatshkurtër

Nga SCAN TV
“Shkëlqen” rezerva e Shqipërisë, 5 miliardë Euro

Situata e shkëlqyer e të ardhurave në buxhetin e shtetit për shkak të ccmimeve të rritura, bashkë me mbiccmimin e fortë të lekut në raport me monedhën e përbashkët evropiane, kanë përmirësuar ndjeshëm treguesit e stokut të rezervës. Banka e Shqipërisë mban rezerva ndërkombëtare, sipas dy kritereve të mjaftueshmërisë: Së pari, mbulim Të paktën 4 muaj importe mallrash dhe shërbimesh; dhe së dyti Të paktën 100% të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto.

Këto kriteri shërbejnë si prag minimal, ndërkohë që Banka e Shqipërisë optimizon nivelin e rezervës duke marrë parasysh risqet potenciale në të ardhmen, si dhe kostot që lidhen me mbajtjen e rezervës. Në shtator 2022, stoku i rezervës ndërkombëtare bruto ishte rreth EUR 5.07 miliardë, ose rreth 29% ndaj PBB-së. Sipas të dhënave zyrtare të Qeverisë, ky nivel është i mjaftueshëm për të mbuluar 7.6 muaj import mallrash dhe shërbimesh dhe më shumë se 3 herë borxhin e jashtëm afatshkurtër. Të dyja kriteret pritet të qëndrojnë dukshëm mbi nivelet minimale të mjaftueshmërisë gjatë periudhës afatmesme.

Kjo situatë kaq pozitive e rezervën ndërkombëtare vjen në një moment që Qeveria gjithësesi ka rritur ndjeshëm stokun e borxhit të jashtë gjatë dy viteve të fundit. Viti 2023 e ka gjetur shtetin shqiptar me një nivel rekord borxhi publik, i cili për herë të parë ka kalur pragun prej 12 miliardë eurosh. Në dy vitet e fundit, Qeveria shqiptare ka shtuar borxhin publik me 2 miliardë euro, një tjetër vlerë rekord për sa i përket ritmeve të shtimit të tij. Nga rreth 9.8 miliardë euro në vitin 2020, borxhi publik ka kërcyer në mbi 12 miliardë euro në fund të vitit 2022.

Megjithatë, me shumë gjasa nga institucionet shqiptare do të dëgjojmë në vijim vlerat e borxhit publik në raport me produktin e brendshëm bruto. Kjo pasi rritja e të ardhurave buxhetore për shkak të inflacionit gjatë vitit të shkuar, ka bërë që borxhi public të bjerë ndjeshëm në raport me Produktin e Brendshëm Bruto. I matur në këtë mënyrë, për herë të parë që prej vitit 2014 borxhi publik rezulton nën kuotën prej 70% në raport me Produktin e Brendshëm Bruto.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat