Europa dhe SHBA duan të krijojnë aleancën për lëndët e para! – Çfarë do të përfshijë ajo?

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh e kënaqur pas takimit me presidentin amerikan, Joe Biden duke e cilësuar si ‘një bisedë shumë të mirë dhe shumë konstruktive. Që në fillim të takimit me Biden, ajo theksoi, se BE dhe SHBA nuk janë vetëm partnerë, por miq të mirë. Dhe presidenti amerikan i dha notën maksimale mikes nga Brukseli. Ajo bën një "punë të shkëlqyer", tha Biden.
Në bisedën kokë më kokë, Biden dhe von der Leyen diskutuan për konfliktin tregtar mes SHBA e BE pas bërjes së ditur nga presidenti amerikan për subvencionet gjigande për teknologjinë e gjelbër. BE e sheh programin amerikan të subvencioneve si rrezik serioz për industrinë europiane. Konflikti nuk është zgjidhur por të paktën palët bën një hap të madh afrimi kundrejt njëri-tjetrit. "Ne synojmë pa vonesë që të fillojmë bisedimet për një marrëveshje për mineralet kritike", thuhet në një deklaratë të përbashkët të presidentes së Komisionit Europian dhe presidentit amerikan. Bëhet fjalë për mineralet që nevojiten për prodhimin e baterive për automjetet elektrike.
Von der Leyen deklaroi, se qëllimi është kemi të kemi një marrëveshje që mineralet që nxirren apo përpunohen në BE të trajtohen nga SHBA si mineralet e nxjerra në këtë vend. Pra të mos ketë disavantazhe në tatime për lëndët e para europiane në SHBA. Me këtë do t'i jepej zgjidhje konfliktit tregtar mes BE e SHBA. Gjermania dhe BE kanë frikë se me subvencionet e forta amerikanë koncernet europiane do të zhvendosin prodhimin e tyre, si p.sh. prodhimin e baterive për automjetet elektrike në SHBA, nëse do të përfitonin vetëm aty nga avantazhet tatimore.
Sfond i grindjes mes SHBA e BE është i ashtuquajturi ligji për zbutjen e inflacionit në SHBA që parashikon investime miliarda euro në mbrojtjen e klimës dhe lehtësime tatimore për teknologjitë e gjelbra, por vetëm nëse këto prodhohen në SHBA. Presidentja e KE tha para takimit, se është gjë shumë e mirë që ka investime masive në teknologjinë e gjelbër. Pas takimit ajo tha, se e përshëndet programin për mbrojtjen nga inflacioni. Në SHBA nuk do të ketë ndryshime në lidhje me ligjin për zbutjen e inflacionit, këtë e bëri të qartë presidenti Biden. Por në implementimin e tij SHBA mund të bëjë një hap drejt kërkesave europiane. Ursula von der Leyen dhe Biden kanë rënë dakord për bisedime si të zbuten pasojat negative për Bashkimin Europian.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pse Kina po ndërton një raketë të madhe të ‘ripërdorshme’?!
Kina ka zhvilluar prej shumë vitesh raketën me tre faza Long March 9 (CZ-9), e cila është një variant super i rëndë i familjes Long March. Ky mjet lëshues......

Ja se si ndodhi kolapsi i dytë më i madh bankar në historinë e SHBA-së në vetëm 48 orë!
Të mërkurën, Silicon Valley Bank ishte një institucion i mirëkapitalizuar që kërkonte të mblidhte disa fonde. Brenda 48 orëve, një panik i shkaktuar nga vetë......

Rreth 70 miliardë dollarë fshihen nga tregu i kriptove në 24 orë - Bitcoin bie nën 20,000 dollarë
Bitcoin ra shkurtimisht 8% në nën 20,000 dollarë të premten, duke arritur një nivel më të ulët gati dy muajsh, pas një shitjeje të tregut të aksioneve në SHBA......

Sa vjeç bëhen nëna gratë shqiptare? - 26.6 vjeç për herë të parë. Mosha e dytë më e re në Europë, por në rritje nga viti në vit
Të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë sa i përket moshës mesatare më të re të grave që......

Sa është rritur paga mesatare në 2022? - Nëpunësit e administratës dhe drejtorët kanë përfituar më shumë
Në vitin që lamë pas paga minimale pësoi dy herë ndryshime duke u reflektuar dhe në nivel mesatar të pagave. Në të dhënat e publikuara nga INSTAT për......

Ku renditet Shqipëria? Qytetet më me diell, më me borë dhe me shi në Europë!
Ndërsa Europa Veriore zhytet në një kohë të ftohtë, ju mund të ëndërroni për ditë më të ndritshme përpara. Adhuruesit e devotshëm të diellit madje mund të......

Këto janë 25 spitalet më të mira në botë - Sa prej tyre janë në Europë?!
Qasja në një kujdes të mirë shëndetësor është vazhdimisht një nga shqetësimet kryesore kur vendosim një kryq në kutinë e votimit ose kur e gjejmë veten të......

SHBA jep dritën jeshile për naftën nga Rusia - Kompanitë tregtare mund të furnizohen pa shkelur sanksionet
Disa nga kompanitë më të mëdha tregtare ndërkombëtare prej kohësh i kërkojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës të forcojnë transportin e naftës ruse përmes......