Europa Postuar më 13 Mars 2023, 09:56

Tregjet europiane e nisin javën në rënie - Investitorët, të fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank

Nga SCAN TV
Tregjet europiane e nisin javën në rënie - Investitorët,

Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank dhe efektet që mund të ketë në sistemin financiar global. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me rreth 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ.

Sektori bankat dhe ai i teknologjisë kryesojnë humbjet, në rënie me rreth 1%. Megjithatë, aksionet amerikane i janë rikthyer fitimeve, pasi rregullatorët në SHBA njoftuan një plan për të ndaluar kolapsin e Silicon Valley Bank. Të gjithë klientët e bankës do të kenë akses në llogaritë e tyre, duke filluar nga disa e sotme.

Të premten, kjo bankë u morr nën kontroll nga autoritetet pasi tërheqjet masive shkaktuan një mungesë të likuiditetit. Sipas aktorëve të tregut, kjo bankë ka nevojë për rreth 2.2 miliardë dollarë për të rregulluar bilancet.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat