Nafta e nis javën në rritje të lehtë - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga rritja e kërkesës në Kinë

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa fitimet po kufizohen nga problemet që po shfaqin disa banka në SHBA. Edhe rimëkëmbja e kërkesës në Kinë dhe dobësimi i dollarit amerikan po mbështesin çmimet.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 83 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi. Analistët shprehen se, besimi i tregjeve është i brishtë sepse ka dyshime mbi rrugën që do të ndjekë Rezerva Federale me rritjen e interesave.
Në anën tjetër, një dollar më i dobët i bën lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera. Tregu ka gjetur një mbështetje nga deklarata e shefit ekzekutiv të Saudi Aramco, Amin Nasser, i cili tha se kërkesa nga Kina po rimëkëmbet ndjeshëm.
Komentet vijnë përpara njoftimit se Rihadi dhe Teherani zyrtar kanë rënë dakord të rikthejnë marrëdhëniet diplomatike, një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kina. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë kësaj jave, dhe të dhënat mbi inflacionin që publikohen të mërkurën.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane e nisin javën në rënie - Investitorët, të fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank dhe efektet që mund të ketë në......

Dollari e nis javën në rënie - Ndikohet nga kolapsi i Silicon Valley Bank dhe nga FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e parë të javës, pasi autoritetet në Shtetet e Bashkuara ndërhynë për të parandaluar një kolaps të Silicon......

Incidentet e baterive litium-jon po ndodhin më shpesh. Ja si t'i parandaloni ato!
Bateritë litium-jon, të gjetura në shumë produkte të njohura të konsumit, janë sërish nën vëzhgim pas një zjarri masiv këtë javë në qytetin e Nju Jorkut që......

Çfarë i mungon një miliarderi që ka gjithçka? Elon Musk po planifikon të ndërtojë qytetin e tij!
Subjektet e lidhura me Elon Musk dhe kompanitë e tij thuhet se kanë blerë mijëra hektarë tokë në Teksas me shpresën për të krijuar një qytet ku punonjësit e......

Britania do të paguajë 576 milionë dollarë për të luftuar emigracionin e paligjshëm gjatë 3 viteve të ardhshme!
Mbretëria e Bashkuar tha të premten se do të paguajë 576 milionë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme, si pjesë e një marrëveshjeje me Francën për të luftuar......

Europa dhe SHBA duan të krijojnë aleancën për lëndët e para! – Çfarë do të përfshijë ajo?
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh e kënaqur pas takimit me presidentin amerikan, Joe Biden duke e cilësuar si ‘një bisedë shumë......

Pse Kina po ndërton një raketë të madhe të ‘ripërdorshme’?!
Kina ka zhvilluar prej shumë vitesh raketën me tre faza Long March 9 (CZ-9), e cila është një variant super i rëndë i familjes Long March. Ky mjet lëshues......

Ja se si ndodhi kolapsi i dytë më i madh bankar në historinë e SHBA-së në vetëm 48 orë!
Të mërkurën, Silicon Valley Bank ishte një institucion i mirëkapitalizuar që kërkonte të mblidhte disa fonde. Brenda 48 orëve, një panik i shkaktuar nga vetë......