Bota Postuar më 13 Mars 2023, 10:54

Fitime rekord për Saudi Aramco: 161.1 miliardë dollarë në 2022, një rritje prej 46.5%!

Nga SCAN TV
Fitime rekord për Saudi Aramco: 161.1 miliardë dollarë në

Gjigandi i naftës në Arabinë Saudite “Aramco” raportoi një fitim rekord vjetor prej 161.1 miliardë dollarësh për vitin 2022, 46% më shumë se një vit më parë. Kjo si pasojë e çmimeve më të larta të energjisë, rritjen e vëllimeve të shitura dhe përmirësimin e marzheve për produktet e rafinuara.

Fitimet, të cilat janë rreth trefishi i asaj prej 56 miliardë dollarëve të “Exxon”, pasojnë raportime të ngjashme në shkurt nga kompani të tjeta ndërkombëtare si BP, Shell dhe Chevron, të cilat kanë shënuar kryesisht fitime rekord për vitin e kaluar.

Çmimet e naftës u luhatën në vitin 2022, duke u rritur për shkak të shqetësimeve gjeopolitike në mes të luftës në Ukrainë, më pas u ulën si pasojë e kërkesës më të dobët nga importuesi kryesor Kina dhe shqetësimet për një tkurrje ekonomike globale.

Kreu ekzekutiv i Aramc, Amin Nasser u shpreh se duke pasur parasysh parashikimet që nafta dhe gazi do të mbeten thelbësore për të ardhmen e parashikueshme, rreziqet e nën-investimit në industri janë reale – duke përfshirë kontributin në çmimet më të larta të energjisë.

Për të adresuar këto sfida, ai shtoi se kompania po investon në teknologji të reja me më pak karbon me potencial për të arritur reduktime shtesë të emetimeve. Planet për të rritur kapacitetin e prodhimit të papërpunuar në 13 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2027 janë në rrugën e duhur, sipas tij.

Shpenzimet kapitale të Aramco u rritën 18% në 37.6 miliardë dollarë në 2022 dhe kompania tha se pret që shpenzimet e këtij viti të jenë rreth 45 miliardë deri në 55 miliardë dollarë, përfshirë investimet e jashtme.

Aramco deklaroi një divident prej 19.5 miliardë dollarësh për tremujorin e katërt, një rritje prej 4% nga tremujori i kaluar.

Çmimet u rritën në mars të vitit të kaluar pasi pushtimi rus i Ukrainës përmbysi flukset globale të naftës së papërpunuar, me standardin ndërkombëtar Brent që arriti në 139.13 dollarë për fuçi, më i larti që nga viti 2008. Çmimet u rritën me shpejtësi në gjysmën e dytë të 2022 pasi bankat qendrore rritën normat e interesit dhe zgjuan shqetësimet e recesionit.

Aleanca e prodhuesve OPEC+, e udhëhequr nga Arabia Saudite, ra dakord vitin e kaluar të ulë prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë nga nëntori deri në fund të vitit 2023 për të mbështetur tregun.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll
Europa 13 Mars

SIPRI: Europa po armatoset fuqishëm!

Sipas rezultateve të raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen Europa është duke u armatosur fuqimisht në raport me pjesën tjetër të......

Shqipëria 13 Mars

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë të hënë teksa blihet sot me 106.3 lekë dhe shitet me 107.2 lekë në raport e javën që lamë pas. Sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat