SIPRI: Europa po armatoset fuqishëm!

Sipas rezultateve të raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen Europa është duke u armatosur fuqimisht në raport me pjesën tjetër të botës. Sipas SIPRI, në trendet kryesore të tregtisë së armatimit bën pjesë "rritja e ndjeshme e importit të armëve në shtetet europiane" dhe "shtimi i rolit të SHBA si furnizuese armësh në të gjithë botën". Në hapësirën kohore më të fundit të marrë në shqyrtim nga vitit 2018-2022 tregtia botërore e armëve ka rënë me 5% krahasuar me periudhën 2013-2017. Ndërkohë importet e armatimit të vendeve europiane nga SHBA janë shtuar me 47%, ato të shteteve të NATO-s madje me 65%. Arsyeja për këtë lidhet me fillimin e luftës në Ukrainë.
Më parë Ukraina nuk luante rol si blerëse e armëve, kjo sepse ish-republika sovjetike prodhonte vetë armë dhe ka pasur ende shumë armë nga koha e Bashkimit Sovjetik. Por nëse vëren shifrat për importimin e armëve në vitin 2022 Ukraina është ngjitur në vendin e tretë në botë si vend importues i armëve.
Ndërsa pesë vendet kryesore eksportuese të armatimeve në botë janë SHBA, Rusia, Franca, Kina dhe Gjemania në këtë renditje nuk ka ndryshuar asgjë krahasuar me periudhën e mëparshme. Ndryshime ka pasur vetëm tek vende të veçanta. Kështu SHBA, numri 1 në botë për eksportet e armëve i ka shtuar me 14% eksportet e armëve, që ndërkohë përfshijnë 40% të eksporteve globale të armëve sipas SIPRI që përfshin tregtinë e armëve si edhe ndihmën ushtarake (falas), që luan rol tek mbështetja e Ukrainës.
Rritje të madhe si eksportuese armësh shënon edhe Franca, numri 3 në botë për tregtinë e armëve. Sipas SIPRI ndryshime të tilla nuk janë të pazakonta, sepse lidhen herë pas here me porosi të majme në prodhimin e armatimit. Me këtë shpjegohet edhe rënia e ndjeshme me 35% e biznesit të armatimit të Gjermanisë.
Në sy bie edhe rënia e Kinës si eksportuese e armëve, 23% dhe sipas SIPRI kjo shpjegohet me faktin që "Kina nuk ia ka dalë të futet në disa nga tregjet më të rëndësishme të armatimit, në disa raste thjesht për arsye politike." Për shembull Kina nuk shet armë tek rivali i saj, India dhe çuditshëm ajo nuk ia ka dalë as të mënjanojë konkurrentët nga SHBA dhe Europa në Lindjen e Afërt dhe të Mesme.
Një rënie të ndjeshme të tregtisë së armëve shënon Afrika, 40% por sipas SIPRI kjo nuk e bën Afrikën më paqësore. Shifrat e SIPRI "nuk qëndrojnë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me konfliktet në të cilat përdoren armët" në këtë rajon. Rusia e ka shtuar influencën e saj si furnizuese armësh në pjesën e Subsaharës, sidomos në Mali. Më parë Mali ka blerë armatime nga shumë vende, edhe nga Franca e SHBA. Pas ngjarjes ushtarake në vitin 2020 shumë vende perëndimore ishin të rezervuara, ndërkohë që Rusia i shtoi shitjet në këtë vend.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Inflacioni ul pagat minimale në shumë vende të BE-së!
Edhe pas vendosjes së pagës minimale, të ardhurat e shumë të punësuarve në vendet e Bashkimit Europian nuk mjaftojnë për të kompensuar inflacionin e lartë.......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë të hënë teksa blihet sot me 106.3 lekë dhe shitet me 107.2 lekë në raport e javën që lamë pas. Sipas kursit të......

Nafta e nis javën në rritje të lehtë - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga rritja e kërkesës në Kinë
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa fitimet po kufizohen nga problemet që po shfaqin disa banka në SHBA. Edhe rimëkëmbja e kërkesës......

Tregjet europiane e nisin javën në rënie - Investitorët, të fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank dhe efektet që mund të ketë në......

Dollari e nis javën në rënie - Ndikohet nga kolapsi i Silicon Valley Bank dhe nga FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e parë të javës, pasi autoritetet në Shtetet e Bashkuara ndërhynë për të parandaluar një kolaps të Silicon......

Incidentet e baterive litium-jon po ndodhin më shpesh. Ja si t'i parandaloni ato!
Bateritë litium-jon, të gjetura në shumë produkte të njohura të konsumit, janë sërish nën vëzhgim pas një zjarri masiv këtë javë në qytetin e Nju Jorkut që......

Çfarë i mungon një miliarderi që ka gjithçka? Elon Musk po planifikon të ndërtojë qytetin e tij!
Subjektet e lidhura me Elon Musk dhe kompanitë e tij thuhet se kanë blerë mijëra hektarë tokë në Teksas me shpresën për të krijuar një qytet ku punonjësit e......

Britania do të paguajë 576 milionë dollarë për të luftuar emigracionin e paligjshëm gjatë 3 viteve të ardhshme!
Mbretëria e Bashkuar tha të premten se do të paguajë 576 milionë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme, si pjesë e një marrëveshjeje me Francën për të luftuar......