Varfëria ekstreme mund të çrrënjoset në 2050 - Raporti, 2/3 e botës do të mund të jetojë me më shumë se 10 dollarë në ditë!

Sipas një parashikimi të ri ekonomik, fundi i varfërisë ekstreme mund të arrihet më në fund në vitin 2050, nxitur nga rritja ekonomike në vendet me të ardhura të ulëta, sipas një parashikimi të ri ekonomik.
Qendra për zhvillim global – CGD - në raportin e saj më të fundit, bën të qartë se megjithëse pandemia Covid filloi të ndryshojë progresin në zhdukjen e varfërisë ekstreme duke bërë që të shfaqen sfida shtesë, dëmi mund të ketë një ndikim shumë të kufizuar në trajektoren e përgjithshme të rritjes ekonomike.
Në këtë raport thuhej ndër të tjera se bota do të duket shumë ndryshe në vitin 2050 dhe ndryshimi i klimës është një shqetësim i madh për të ardhmen. Por rritja e vazhdueshme ekonomike nuk duhet të lërë pothuajse askënd në varfërinë më ekstreme në të cilën ndodhej shumica dërrmuese e njerëzimit për pjesën më të madhe të historisë.
Sipas parashikimeve pabarazia ka të ngjarë të mbetet dhe varfëria do të ekzistojë ende, por rritja më e lartë duhet të nënkuptojë që shumica e njerëzve të kenë punësim dhe të ardhura të qëndrueshme, në vend që të mbështeten në punën e pasigurt informale. Deri në vitin 2050, asnjë vend nuk do të klasifikohet si me të ardhura të ulëta, aktualisht i përcaktuar nëse të ardhurat për frymë janë 1.085 dollarë ose më pak.
Varfëria ekstreme – kur njerëzit jetojnë me më pak se 2.15 dollarë në ditë – do të binte nën 2% globalisht deri në vitin 2050 nga rreth 8% në 2022. Në Afrikë, ku është më e larta, do të binte nga 29% në 7%.
Më shumë se dy të tretat e botës mund të jetojnë me më shumë se 10 dollarë në ditë deri në vitin 2050, nga rreth 42% sot.
Autorët parashikuan rritje shumë më të ngadaltë në vendet me të ardhura të larta gjatë dy dekadave të ardhshme, me PBB për frymë që do të rritet vetëm rreth 20% nga viti 2019, ndërsa pritet të dyfishohet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

SIPRI: Europa po armatoset fuqishëm!
Sipas rezultateve të raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen Europa është duke u armatosur fuqimisht në raport me pjesën tjetër të......

Inflacioni ul pagat minimale në shumë vende të BE-së!
Edhe pas vendosjes së pagës minimale, të ardhurat e shumë të punësuarve në vendet e Bashkimit Europian nuk mjaftojnë për të kompensuar inflacionin e lartë.......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë të hënë teksa blihet sot me 106.3 lekë dhe shitet me 107.2 lekë në raport e javën që lamë pas. Sipas kursit të......

Nafta e nis javën në rritje të lehtë - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga rritja e kërkesës në Kinë
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa fitimet po kufizohen nga problemet që po shfaqin disa banka në SHBA. Edhe rimëkëmbja e kërkesës......

Tregjet europiane e nisin javën në rënie - Investitorët, të fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë fokusuar te kolapsi i i Silicon Valley Bank dhe efektet që mund të ketë në......

Dollari e nis javën në rënie - Ndikohet nga kolapsi i Silicon Valley Bank dhe nga FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e parë të javës, pasi autoritetet në Shtetet e Bashkuara ndërhynë për të parandaluar një kolaps të Silicon......

Incidentet e baterive litium-jon po ndodhin më shpesh. Ja si t'i parandaloni ato!
Bateritë litium-jon, të gjetura në shumë produkte të njohura të konsumit, janë sërish nën vëzhgim pas një zjarri masiv këtë javë në qytetin e Nju Jorkut që......

Çfarë i mungon një miliarderi që ka gjithçka? Elon Musk po planifikon të ndërtojë qytetin e tij!
Subjektet e lidhura me Elon Musk dhe kompanitë e tij thuhet se kanë blerë mijëra hektarë tokë në Teksas me shpresën për të krijuar një qytet ku punonjësit e......