Shqipëria Postuar më 13 Mars 2023, 11:16

Çmimet e vezëve në Shqipëri, më të larta se mesatarja e BE-së - Renditemi në vendin e 11-të për shtrenjtësinë

Nga SCAN TV
Çmimet e vezëve në Shqipëri, më të larta se

Rritja e çmimeve të vezëve në Shqipëri për fillimin e 2023 ka shënuar një vlerë më të lartë sesa mesatarja europiane. Si çdo produkt ushqimor për shkak të inflacionit edhe veza ka pësuar një rritje të mëtejshme e cila për fillim vitin për Shqipërinë është përkthyer në 39.3% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga 35 vende të marra në studim Shqipëria renditet në vendin e 11 përsa i përket rritjes së çmimeve për këtë produkt.

Të dhënat për janarin 2023 tregojnë se çmimi i vezëve në BE ishte mesatarisht 30% më i lartë se në janar 2022 ose 8.9% më pak se Shqipëria. Ndër vendet e Europës, rritja më e lartë e inflacionit vjetor për vezët u regjistrua në Çeki (+85% në janar 2023 krahasuar me janarin 2022), e ndjekur nga Hungaria (+80%) dhe Sllovakia (+79%). Rritje më të vogla por ende të konsiderueshme u regjistruan në Gjermani dhe Luksemburg (të dyja +18%) dhe Austri (+19%).

Nëse ndalemi në të njëjtën periudhë në vendin tonë shohim që shifrat e Institutit të Statistikave janë larg raportimeve të Eurostat. Pavarësisht se në Shqipëri u shënua një zbutje e papërfillshme e rritjes së çmimeve për shkak se inflacioni ra nga 7.2% në 7.1%, grupi i qumështit, bulmetrave dhe vezëve shënuan vlera të larta.  Sipas Instat çmimet e nëngrupit “Qumësht, djath dhe vezë” rezultojnë 28% më të larta se një vit më parë. Mesa duket shifrat e Institutit të Statistikave raportojnë një realitet larg mesatares europiane dhe asaj që Shqipëria rezulton në rang Europe.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll
Europa 13 Mars

SIPRI: Europa po armatoset fuqishëm!

Sipas rezultateve të raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen Europa është duke u armatosur fuqimisht në raport me pjesën tjetër të......

Shqipëria 13 Mars

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë të hënë teksa blihet sot me 106.3 lekë dhe shitet me 107.2 lekë në raport e javën që lamë pas. Sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat