161 milionë lekë për shpronësimet në Shëngjin - Shpallet lista paraprake e 140 pronarëve që do të kompensohen nga ndërtimi i rrugës

Agjencia Shtetërore e Shpronësimit shpall shpronësimi për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private të cilët preken nga projekti i ndërtimit të rrugës Shëngjin- Baks-Rrjoll.
Subjekti kërkues i këtij këtij projekti është bashkia Lezhe nga ku përmesë këtij njoftimi kërkon të vërë në dijeni qytetarët të cilët do të preken nga shpronësimi për pasuritë e paluajtshme, pronë private.
Të prekurit do të kompensohen sipas vlerësimeve paraprake të llogaritur për pasuritë e llojit “arë”.
Financimi do të realizohet në bazë të marrëvshjes së huasë mes Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërkaq kostoja totale paraprake e shpronësimit do të arrijë vlerën 161.7 milionë lekë.
Në listën paraprake të publikuar për t’u shpronësuar janë piketuar gjithsej 140 prona të cilat janë objekte ose toka, ndërsa 11 prej tyre ende nuk janë të konfirmuara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Rruga i përket një rëndësie të veçantë pasi shkurton distancën mes dy bashkive, Shëngjinit dhe Velipojës të cilat në fokus kanë zhvillimin e turizmit.
Distanca aktuale mes Shëngjinit dhe Velipojës është 65 km, por me ndërtimin e rrugës së re parashikohet të arrijë deri në 15 km.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Rritet huamarrja e qeverive në botë - Në vitin 2023 do të arrijë shifrën 10.5 trilionë dollarë
Huamarrja shtetërore në nivel ndërkombëtar do të arrijë në 10.5 trilionë dollarë në vitin 2023, gati 40% mbi mesataren historike përpara pandemisë COVID-19,......

Çmimet e vezëve në Shqipëri, më të larta se mesatarja e BE-së - Renditemi në vendin e 11-të për shtrenjtësinë
Rritja e çmimeve të vezëve në Shqipëri për fillimin e 2023 ka shënuar një vlerë më të lartë sesa mesatarja europiane. Si çdo produkt ushqimor për shkak të......

Gjermania, në grevë për pagat - Anulohen fluturimet, mijëra pasagjerë në kaos
Fluturimet në qytetet veriore gjermane të Bremen dhe Hamburg, por dhe në kryeqytetin Berlin janë anuluar si pasojë e grevës së punonjësve. Stafi në......

Biden, në mbrojtje të sistemit bankar në SHBA - Vendimi, pas kolapsit të Silicon Valley dhe Signature Bank
Presidenti amerikan Joe Biden do të përballet me krizën aktuale bankare e cila bëri që rregullatorët amerikanë të ndërhyjnë me një sërë masash emergjente pasi......

Rritet çmimi i naftës së papërpunuar - Shkak, rimëkëmbja e Kinës dhe dobësimi i dollarit
Çmimet e naftës në tregjet botërore shënuan rritje duke përmbysur një fillim të dobët pasi një rikuperim i kërkesës kineze dhe një dollar më i dobët i dhanë......

Fitime rekord për Saudi Aramco: 161.1 miliardë dollarë në 2022, një rritje prej 46.5%!
Gjigandi i naftës në Arabinë Saudite “Aramco” raportoi një fitim rekord vjetor prej 161.1 miliardë dollarësh për vitin 2022, 46% më shumë se një vit më parë.......

Varfëria ekstreme mund të çrrënjoset në 2050 - Raporti, 2/3 e botës do të mund të jetojë me më shumë se 10 dollarë në ditë!
Sipas një parashikimi të ri ekonomik, fundi i varfërisë ekstreme mund të arrihet më në fund në vitin 2050, nxitur nga rritja ekonomike në vendet me të ardhura......

SIPRI: Europa po armatoset fuqishëm!
Sipas rezultateve të raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen Europa është duke u armatosur fuqimisht në raport me pjesën tjetër të......