Bota Postuar më 14 Mars 2023, 10:30

Nafta zbret drejt 80 USD për fuçi - Investitorët i frikësohen një krizë të re financiare globale

Nga SCAN TV
Nafta zbret drejt 80 USD për fuçi - Investitorët i

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi kolapsi i dy bankave amerikane ka rikthyer shqetësimet për një krizë të re në sistemin financiar global.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi.  Në dyja kontratat po qëndrojnë në nivelin më të ulët që nga fundi i dhjetorit. Falimentimi i SVB ka rikthyer në vëmendje të investitorëve krizën financiare globale të vitit 2008 dhe mundësitë që Rezerva Federale të mos rrisë normat e interesit në takimin e këtij muaji.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar masa emergjente për të rikthyer besimin në sistemin bankar dhe për të parandaluar një shitje masive të aseteve në këtë sektor. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës që do të publikohen në vonë gjatë ditës së sotme nga Instituti Amerikan i Naftës, ndërsa të mërkurën do të publikohet raporti zyrtar nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Analistët e anketuar nga Reuters parashikojnë se, rezervat e naftës bruto do të jenë rritur me rreth 600 mijë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 10 mars.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat