Cilësia e furnizimit me energji, shtyhen detyrimet - ERE “pranon” kërkesat e furnizuesve, përfshin edhe kompaninë e OSHEE-së

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur shtyrjen e aplikimit të disa detyrimeve mbi arritjen e treguesve të cilësisë së shërbimit ndaj klientit, për furnizuesit e energjisë elektrike. Vendimi erdhi pas kërkesës së Shoqatës Shqiptare së Furnizuesve me Energji Elektrike mbi rregulloren, që gjithsesi kërkonte një ndarje të treguesve që duhet të përmbushen, në bazë të nivelit të tensionit të klientit fundor, për shkak të numrit të kufizuar të klientëve fundorë.
Megjithatë, ERE ka vlerësuar se pavarësisht kërkesës së shoqatës për aplikimin e përjashtimeve të propozuara vetëm për furnizuesit që furnizojnë konsumatorë të lidhur në tension të mesëm dhe të lartë, parimi i mos diskriminimit të të gjithë pjesëmarrësve të tregut duhet të prevalojë, duke përfshirë të gjithë furnizuesit që ushtrojnë aktivitet në treg të lirë, për konsumatorëtë lidhur në të gjitha nivelet e tensionit.
Kjo do të thotë se nga detyrimet përjashtohet edhe Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, për aktivitetin e tij si Furnizues i Mundësisë së Fundit. Ndërkaq, sa i takon detyrimeve që shtyhen ato lidhen kryesisht me dhënien e informacioneve nëpërmjet shërbimeve telefonike, publikimin ekushteve të përgjithshme të furnizimit, auditimin e brendshëm të përformancës së shërbimit të klientit jo më pak se 1 herë në vit, realizimin i anketave dhe raporteve peridike, që duhet të depozitohen në ERE, etj. Shtyrja e aplikimit të detyre detyrimeve do të jetë deri në fund të këtij viti.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Sa investon Shqipëria në kërkimin shkencor? - 756 herë më pak se mesatarja e BE-së, me vetëm 16 milionë euro në vit
Ministria e Arsimit ka publikuar draft strategjinë kombëtare për kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin për vitet 2023-2030. Kjo strategji është......

Apeli i ministrave europianë të financave - “Një qëndrim më i ashpër fiskal për vitin 2024”
Ministrat e Financave të Eurozonës mbështetën një rekomandim të Komisionit Europian për të filluar shtrëngimin e politikave fiskale, duke hequr gradualisht......

Britania përcakton 12 zonat e investimeve - Objektivi, nxitja e ekonomisë rajonale jashtë Londrës
Ministri britanik i Financave Jeremy Hunt deklaroi se do të krijonte 12 "zona investimi" në Angli për të nxitur ekonominë rajonale jashtë Londrës, një version......

Pagat e mjekëve: Cilat vende i paguajnë më shumë dhe më pak në Europë?!
Personeli shëndetësor dhe mjekët në veçanti punuan pandërprerë për të shpëtuar jetë gjatë pandemisë COVID-19. Shumë prej tyre nuk shkuan në shtëpi për ditë ose......

SHBA, Britania e Madhe dhe Australia shpallin marrëveshje për nëndetëset me energji bërthamore!
Presidenti Joe Biden dhe liderët e Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar njoftuan të hënën se Australia do të blejë nëndetëse sulmuese me energji bërthamore......

Nafta zbret drejt 80 USD për fuçi - Investitorët i frikësohen një krizë të re financiare globale
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi kolapsi i dy bankave amerikane ka rikthyer shqetësimet për......

Bursat europiane, në rritje modeste - Tregjet presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA për shkurtin
Tregjet europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi humbjeve të një dite më parë, si pasojë e kolapsit të Silicon Valley Bank, që ka rikthyer......

Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Biden: Janë marrë masat për të garantuar sigurinë e sistemit bankar
Dollari amerikan është forcuar gjatë sesionit të sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme të realizuara një ditë më parë si pasojë e kolapsit të huadhënësit......