Apeli i ministrave europianë të financave - “Një qëndrim më i ashpër fiskal për vitin 2024”

Ministrat e Financave të Eurozonës mbështetën një rekomandim të Komisionit Europian për të filluar shtrëngimin e politikave fiskale, duke hequr gradualisht mbështetjen e qeverisë kundër çmimeve të larta të energjisë për bizneset dhe familjet.
Komisioni Europian javën e kaluar u bëri thirrje qeverive të BE-së që gradualisht të fillojnë shtrëngimin e politikës fiskale pasi një recesion teknik i pritshëm nuk u materializua, tregu i punës ishte shumë i shtrënguar dhe kostot e huamarrjes po rriteshin me shpejtësi ndërsa Banka Qendrore Europiane po punonte për të ulur inflacionin e lartë.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp ministrat e financave të 27 vendeve anëtare u shprehën ndër të tjera se ndërsa pasiguria rreth perspektivës, veçanërisht në lidhje me faktorët gjeopolitikë dhe energjitikë, mbetet në nivel të lartë, rreziqet ndaj rritjes duken më të balancuara se më parë. Ata shtojnë se janë dakord që gjatë viteve 2023-2024, politikat e kujdesshme fiskale duhet të synojnë të sigurojnë qëndrueshmërinë afatmesme të borxhit, duke mbështetur dhe më shumë rritjen ekonomike në një mënyrë të qëndrueshme dhe duke adresuar tranzicionin e gjelbër dhe dixhital e objektivat e elasticitetit përmes investimeve dhe reformave.
Në dritën e perspektivave ekonomike dhe në një kontekst të inflacionit të lartë dhe kushteve më të shtrënguara financimi, ata theksojnë se stimuli fiskal me bazë të gjerë për kërkesën agregate nuk është i garantuar.
Ministrat përsëritën zotimin e tyre për të koordinuar më mirë politikat që mbështesin ekonominë kundër çmimeve të larta të energjisë, në mënyrë që të mos vihen në disavantazh konkurrues vendet më të varfra, të cilat nuk mund të përballojnë aq shumë subvencione energjie sa ato më të pasura.
Ministrat siguruan se në mungesë të ripërtëritjes së goditjeve nga cmimet e larta, do të vazhdohen të hiqen gradualisht masat mbështetëse për energjinë, të cilat do të kontribuojnë gjithashtu në uljen e deficiteve të qeverisë.
Dorina Kurtaj / SCAN

Britania përcakton 12 zonat e investimeve - Objektivi, nxitja e ekonomisë rajonale jashtë Londrës
Ministri britanik i Financave Jeremy Hunt deklaroi se do të krijonte 12 "zona investimi" në Angli për të nxitur ekonominë rajonale jashtë Londrës, një version......

Pagat e mjekëve: Cilat vende i paguajnë më shumë dhe më pak në Europë?!
Personeli shëndetësor dhe mjekët në veçanti punuan pandërprerë për të shpëtuar jetë gjatë pandemisë COVID-19. Shumë prej tyre nuk shkuan në shtëpi për ditë ose......

SHBA, Britania e Madhe dhe Australia shpallin marrëveshje për nëndetëset me energji bërthamore!
Presidenti Joe Biden dhe liderët e Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar njoftuan të hënën se Australia do të blejë nëndetëse sulmuese me energji bërthamore......

Nafta zbret drejt 80 USD për fuçi - Investitorët i frikësohen një krizë të re financiare globale
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi kolapsi i dy bankave amerikane ka rikthyer shqetësimet për......

Bursat europiane, në rritje modeste - Tregjet presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA për shkurtin
Tregjet europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi humbjeve të një dite më parë, si pasojë e kolapsit të Silicon Valley Bank, që ka rikthyer......

Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Biden: Janë marrë masat për të garantuar sigurinë e sistemit bankar
Dollari amerikan është forcuar gjatë sesionit të sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme të realizuara një ditë më parë si pasojë e kolapsit të huadhënësit......

Ministrat gjermanë në kërkim të hidrogjenit dhe tregtisë së lirë!
Sfida e hidrogjenit është e dyfishtë: nga njëra anë, kompanitë gjermane duan të ofrojnë teknologji dhe të marrin pjesë në prodhim; por nga ana tjetër bëhet......

Rikuperon monedha europiane ndërsa Dollari dhe Paundi regjistrojnë rënie!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë të martë teksa është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 114.5 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit......