Shqipëria Postuar më 14 Mars 2023, 10:50

Formula, si do të taksohen profesionet e lira? - Lera: Nga 1 Janari në skemë, preken 12 mijë subjekte

Nga SCAN TV
Formula, si do të taksohen profesionet e lira? - Lera: Nga 1 Janari në

Draftligji i ri për tatimin mbi të ardhurat është rishikuar sërish dhe tashmë është bërë publik varianti final. Profesionet e lira do të jenë të parat që do të përfshihen në skemën e taksimit nga 1 Janari 2024, pavarësisht kundërshtive dhe pakënaqësive të artikuluara.

Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera sqaron formulën e taksimit për afro 12 mijë të vetëpunësuar që do të preken nga ky ligj.

Sipas Lerës, duke qenë se kjo kategori e të vetëpunësuarve fiton më shumë se bizneset e vogla është parë më e drejtë që të jenë të parët që të taksohen. Por përkundër pretendimeve të subjekteve se norma e taksimit sjell dekurajim, Lera argumenton arsyet se përse kjo nuk do të ndodhë.

Në draftin e ri gjithashtu është shkurtuar afati i përftimit të lehtësive fiskale për sektorin IT. Kështu, norma e tatimfitimit 5 për qind do të jetë e vlefshme deri më 31 Dhjetor 2025 dhe jo deri në 2029-ën sikurse ishte parashikuar.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat