Tirana me 9.286 biznese të reja - Kryeqyteti e mbylli vitin 2022 me 64.748 subjekte aktive

Kryeqyteti duket se po jep mundësi të shumta për të eksperimentuar me biznese të ndryshme. Ndonëse 2022 është parë si vit i vështirë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë por për klimën e bizneseve të reja shifrat tregojnë ndryshe.
Referuar të dhënave nga Open Data Tirana në vitin që lamë pas, në kryëqytet janë hapur 9286 biznese të reja.
Të dhënat tregojnë, ashtu sikurse realiteti, shqiptarët nuk largohen nga tradicionalja e të bërit biznes të cilët investojnë kryesisht në bar kafe. Në përllogaritje shihet se bizneset e njësive të shërbimit kryesojnë më së shumti duke regjistruar në 4632 të tilla.
E duke u pasuar në shitjet me pakicë të cilat shënuan 2343 subjekte të reja. Por nga ana tjetër çfarë thonë shifrat për bizneset që janë mbyllur?
Po në të njëjtat të dhëna raportohet se më pak biznese janë mbyllur në kryeqytet duke arritur në 2709 në total. Numri i bizneseve të cilët janë mbyllur më së shumti janë ato të subjekteve me pakice, që nënkupton markete, dyqane të ndryshëm etj duke arritur në 1064 në total.
Ndërsa përsa i përket njësive të shërbimit, janë mbyllur 859 të tilla. Ndërkohë gjatë 2022, në të gjitha njësitë administrative në kryeqytet operojnë 64748 subjekte aktive.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Qeveria, “OK” centralit eolik - Fuqia e instalur 3 MW, shteti do të marrë 2% të energjisë së prodhuar
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një parku të prodhimit të energjisë nga era në Tragjas të Vlorës, teksa fuqia e instaluar e centralit është 3 MW. Sipas......

Formula, si do të taksohen profesionet e lira? - Lera: Nga 1 Janari në skemë, preken 12 mijë subjekte
Draftligji i ri për tatimin mbi të ardhurat është rishikuar sërish dhe tashmë është bërë publik varianti final. Profesionet e lira do të jenë të parat që do të......

Cilësia e furnizimit me energji, shtyhen detyrimet - ERE “pranon” kërkesat e furnizuesve, përfshin edhe kompaninë e OSHEE-së
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur shtyrjen e aplikimit të disa detyrimeve mbi arritjen e treguesve të cilësisë së shërbimit ndaj klientit, për......

Sa investon Shqipëria në kërkimin shkencor? - 756 herë më pak se mesatarja e BE-së, me vetëm 16 milionë euro në vit
Ministria e Arsimit ka publikuar draft strategjinë kombëtare për kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin për vitet 2023-2030. Kjo strategji është......

Apeli i ministrave europianë të financave - “Një qëndrim më i ashpër fiskal për vitin 2024”
Ministrat e Financave të Eurozonës mbështetën një rekomandim të Komisionit Europian për të filluar shtrëngimin e politikave fiskale, duke hequr gradualisht......

Britania përcakton 12 zonat e investimeve - Objektivi, nxitja e ekonomisë rajonale jashtë Londrës
Ministri britanik i Financave Jeremy Hunt deklaroi se do të krijonte 12 "zona investimi" në Angli për të nxitur ekonominë rajonale jashtë Londrës, një version......

Pagat e mjekëve: Cilat vende i paguajnë më shumë dhe më pak në Europë?!
Personeli shëndetësor dhe mjekët në veçanti punuan pandërprerë për të shpëtuar jetë gjatë pandemisë COVID-19. Shumë prej tyre nuk shkuan në shtëpi për ditë ose......

SHBA, Britania e Madhe dhe Australia shpallin marrëveshje për nëndetëset me energji bërthamore!
Presidenti Joe Biden dhe liderët e Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar njoftuan të hënën se Australia do të blejë nëndetëse sulmuese me energji bërthamore......