Bixhozi “thyen” pritshmëritë - Lojtarët paguan 17 milionë euro tatim në shtet

Të ardhurat që buxheti i shtetit ka arkëtuar nga aktiviteti i lojërave të fatit përgjatë vitit që lamë pas kanë tejkaluar pritshmëritë, por edhe vitin 2021. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë vitit 2022 janë mbledhur 1.97 miliard lekë apo rreth 17 milionë euro nga lojërat e fatit, me një rritje prej 28.5 për qind në krahasim me një vit më parë. Ndërsa në raport me planifikimin vjetor, të ardhurat janë rritur me 16 për qind.
Arkëtimet janë bërë nga tatimi i aktivitetit në kazino, ndërkohë të ardhurat pritet të rriten më tej pasi së shpejti do të rikthehen në “lojë” edhe bastet sportive “on line”, duke u formalizuar. Një nga variantet e hartuara nga Ministria e Financave dhe që ende është fazë diskutimi, përcakton se “Organizatorët e kategorisë “Baste sportive on line” do të tatohen në masën 25 % të të ardhurave bruto nga loja.
Këshilli i Ministrave përcakton me vendim masën e të ardhurave nga ky tatim e cila kalon për llogari të Ministrisë përgjegjëse për sportin si dhe mënyrën e shpenzimit të saj. Po ashtu, në draftin paraprak thuhet se “Të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit për të gjitha kategoritë e lojërave tatohen sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat.
Organizatorët e lojërave të fatit janë agjentë tatimorë për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin për tatimin mbi të ardhurat dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.” Po ashtu, drafti forcon rregullat për kompanitë qe do të ushtrojnë këtë aktivitet . Shuma e kapitalit për kompanitë që duan të licensohen duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Eurodeputetët kërkojnë një taksë për super të pasurit - Objektivi është reduktimi i pabarazisë mes shtresave sociale
Më shumë se 130 eurodeputetë firmosën një peticion i cili kërkon një taksë për pasurinë e ‘super të pasurve’ në shkallë ndërkombëtare për t’u bërë pjesë e......

Tirana me 9.286 biznese të reja - Kryeqyteti e mbylli vitin 2022 me 64.748 subjekte aktive
Kryeqyteti duket se po jep mundësi të shumta për të eksperimentuar me biznese të ndryshme. Ndonëse 2022 është parë si vit i vështirë në sektorë të ndryshëm të......

Qeveria, “OK” centralit eolik - Fuqia e instalur 3 MW, shteti do të marrë 2% të energjisë së prodhuar
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një parku të prodhimit të energjisë nga era në Tragjas të Vlorës, teksa fuqia e instaluar e centralit është 3 MW. Sipas......

Formula, si do të taksohen profesionet e lira? - Lera: Nga 1 Janari në skemë, preken 12 mijë subjekte
Draftligji i ri për tatimin mbi të ardhurat është rishikuar sërish dhe tashmë është bërë publik varianti final. Profesionet e lira do të jenë të parat që do të......

Cilësia e furnizimit me energji, shtyhen detyrimet - ERE “pranon” kërkesat e furnizuesve, përfshin edhe kompaninë e OSHEE-së
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur shtyrjen e aplikimit të disa detyrimeve mbi arritjen e treguesve të cilësisë së shërbimit ndaj klientit, për......

Sa investon Shqipëria në kërkimin shkencor? - 756 herë më pak se mesatarja e BE-së, me vetëm 16 milionë euro në vit
Ministria e Arsimit ka publikuar draft strategjinë kombëtare për kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin për vitet 2023-2030. Kjo strategji është......

Apeli i ministrave europianë të financave - “Një qëndrim më i ashpër fiskal për vitin 2024”
Ministrat e Financave të Eurozonës mbështetën një rekomandim të Komisionit Europian për të filluar shtrëngimin e politikave fiskale, duke hequr gradualisht......

Britania përcakton 12 zonat e investimeve - Objektivi, nxitja e ekonomisë rajonale jashtë Londrës
Ministri britanik i Financave Jeremy Hunt deklaroi se do të krijonte 12 "zona investimi" në Angli për të nxitur ekonominë rajonale jashtë Londrës, një version......