Shqipëria Postuar më 14 Mars 2023, 12:40

Festimet e Ditës së Verës/ Nga ballokumja, e deri tek veroret. Mbushet sheshi në Tiranë me njerëz e aktivitete të ndryshme

Nga SCAN TV
Festimet e Ditës së Verës/ Nga ballokumja, e deri tek veroret.

Në Tiranë të rritur e fëmijë zgjodhën bulevardin Dëshmorët e Kombit për të festuar me këngë, pije të ndryshme por mbi të gjitha edhe me verore në duar, një simbolikë që shumica e shqiptarëve preferojnë ta respektojnë në këtë ditë duke e vendosur në duar.

Ballokumet nga Elbasani nuk mund të mungonin, teksa vet zonjat e kësaj zone kishin udhëtuar disa kilometra për ta shpërndarë këtë traditë edhe në kryeqytet.

Shqetësimi që shprehin këtë vit janë kostot e larta të cilat janë përkthyer edhe në rritjen e çmimeve.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat