Bota Postuar më 15 Mars 2023, 10:45

Qendra më e madhe e prodhimit të gjysëmpërcjellësve - Një investim 210 milionë euro në Seul për kompleksin që përfundon në 2042

Nga SCAN TV
Qendra më e madhe e prodhimit të gjysëmpërcjellësve -

Korea e Jugut do të investojë 210 milionë euro për ndërtimin e qendrës më të madhe në botë për prodhimin e gjysëmpërcjellësve në periferi të Seulit. Bëhet fjalë për një plan prej dy dekadash për të rritur konkurrencën e venbdit në atë që është një nga sektorët kryesorë sipas ministrisë së industrisë në vend.

Plani parashikon ndërtimin e një kompleksi të ri brenda vitit 2042, i cili do të ketë pesë impiante të avancuara për prodhimin e gjysëmpërcjellësve dhe që do të ketë në brendësi rreth 150 kompani projektimi, materialesh dhe përbërësish.

Komuna e zgjedhur është Yongin - 40 kilometra larg Seulit, ku Samsung Electronics e SK Hynix, prodhuesi i parë dhe i dytë në botë, menaxhojnë aktualisht impiante të ndryshme gjysëmpërcjellësish dhe ku ndodhen shoqëri të ndryshme që lidhen me këtë sektor.

Qeveria e Seulit po mbështet miratimin e një plani për investimin e rreth 2.28 miliard eurosh në zhvillimin e teknologjive të gjysëmpërcjellësve të teknologjisë së fundit për inteligjencën artificiale dhe sektorin e prodhimit të energjisë.

Korea e Jugut është eksportuesi i tretë më i madh në botë i qarqeve të integruara, të njohura edhe si gjysmëpërçues ose mikroçipa - tregu përfaqëson 16.8% të të gjitha eksporteve nga vendi - por shifrat e fundit sigurisht nuk janë më të mirat. Sipas Ministrisë së Industrisë, në janar të këtij viti, eksportet e mikroçipave nga Koreja e Jugut ishin në nivelin e 44.5% më pak se në janar 2022. Eksportet në Kinë përbëjnë rreth 60% të të gjithë mikroçipëve të eksportuar nga Korea e Jugut.

Në realitet, kriza në këtë sektor, historikisht subjekt i cikleve të rritjes dhe uljes, varet nga kërkesa e konsumatorit dhe duket më shumë e lidhur me efektet e luftës në Ukrainë, inflacionit dhe pandemisë. Në veçanti, kjo e fundit, pas një bumi fillestar në shitjen e pajisjeve elektronike, ka prodhuar një stanjacion në treg me pasojë rënien e çmimeve dhe akumulimin e inventarëve.

Dorina Kurtaj /SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......