Britania rrit pagat me 5% çdo tre muaj - Sondazhet tregojnë se rrogat do të vijojnë të mbeten të larta

Punëdhënësit britanikë ranë dakord për rritje mesatare të pagave me 5% gjatë tre muajve deri në fund të janarit. Një nivel shumë mbi normat historike dhe një treg i ngushtë i punës do të thotë që pagat ka të ngjarë të mbeten të larta, sipas sondazheve të fundit.
Hulumtimi i të dhënave të të ardhurave – IDR – bëri të ditur se rritja mesatare e pagave për punëdhënësit kryesorë britanikë ishte 4.3% në tre muajt deri në fund të tetorit dhe 3.4% në tremujorin e parë të 2022.
Sipas analistëve në vend rritje të tilla relativisht të larta ka të ngjarë të vazhdojnë më tej në vitin 2023 pjesërisht për shkak të ndikimit të rritjes së ardhshme në Pagën Kombëtare të Jetesës. Por tregjet e shtrënguara të punës dhe inflacioni i ngritur do të luajnë gjithashtu një rol.
Paga Kombëtare e Jetesës - një normë e pagës minimale që nuk zbatohet për praktikantët ose punëtorët nën 23 vjeç - është vendosur të rritet me 9.7% në fillim të prillit në 10.42 paund - 12.67 dollarë - në orë.
Banka e Anglisë po monitoron me shumë kujdes rritjen e pagave, pasi shumë prej politikëbërësve të saj kanë frikë se rritja e pagave mbi mesataren do të ngadalësojë rënien e inflacionit, i cili arriti në 11.1% në tetor në nivelin më të lartë të 41 viteve të fundit dhe mbetet dyshifror.
Raporti i IDR, publikohet vetëm disa orë përpara se ministri i financave Jeremy Hunt të prezantojë deklaratën e tij vjetore të buxhetit, në në një kohë që vazhdojnë grevat dhe protestat e mjekëve, infermierëve, punonjësve të transportit dhe nëpunësve civilë, të cilët të gjithë kërkojnë rritje më të mëdha pagash.
IDR tha se të dhënat e publikuar së fundmi kryesisht pasqyronin marrëveshjet e pagave të sektorit privat - veçanërisht në prodhim - pasi pak marrëveshje për pagat në sektorin publik u arritën midis nëntorit dhe janarit. Në total, shifrat përfshijnë 75 marrëveshje pagash që mbulojnë më shumë se gjysmë milioni punëtorë.
Shifrat zyrtare treguan se rritja e pagave u ngadalësua në tremujorin e janarit me pagën bazë, duke përjashtuar bonuset me 6.5% krahasuar me një rritje prej 6.7% në tre muajt deri në fund të dhjetorit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Shtrenjtohet me 1% çmimi i naftës - Opec rivlerëson pritshmëritë për kërkesën e Kinës
Çmimet e naftës u rikuperuan me më shumë se 1% të mërkurën, nga rënia e një dite më parë, pasi rishikimi në rritje i OPEC-ut për konsumin kinez kompensoi......

Qendra më e madhe e prodhimit të gjysëmpërcjellësve - Një investim 210 milionë euro në Seul për kompleksin që përfundon në 2042
Korea e Jugut do të investojë 210 milionë euro për ndërtimin e qendrës më të madhe në botë për prodhimin e gjysëmpërcjellësve në periferi të Seulit. Bëhet......

Inflacion treshifror në Argjentinë! - Çmimet e produkteve të përditshme ndryshojnë çdo javë
Norma vjetore e inflacionit të Argjentinës kaloi mbi 100% në shkurt, sipas të dhënave të agjensisë së statistikave në vend. Kjo është hera e parë që inflacioni......

Kush është Kemal Kılıçdaroğlu dhe a mund ta mposhtë ai presidentin e Turqisë Erdogan?!
Pas muajsh negociatash, një aleancë e gjashtë partive opozitare turke më në fund ka zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale. Kreu i partisë......

Google prezanton “armën” më të fundit kundër Microsoft - Kompanitë shpenzojnë miliarda dollarë për prodhimin e “mjeteve” me AI
Google bëri publike një seri mjetesh të inteligjencës artificiale – AI - për e-mailin e tij, bashkëpunimin dhe softuerin cloud, si reagim ndaj Microsoft, disa......

Facebook largon nga puna 10 mijë persona - Kompania e madhe teknologjike konfirmoi rënien ekonomike
Meta Platforms ka njoftuar se do të shkurtojë 10 mijë vende të tjera pune në një raund të dytë të pushimeve masive, në një kohë që kompania e madhe......

Qeveria amerikane miraton një projekt të madh shpimi nafte në Alaskë!
Rreth 600 milionë fuçi naftë pritet të nxirren brenda territorit shtetëror gjatë dekadave të ardhshme, sipas një deklarate nga Departamenti i Brendshëm në......

Greqia në protesta masive ndaj sistemit politik!
"57 të vdekur" është shkruar me ngjyrë të kuqe tek letra që një demostruese ka ngjitur në pulovër. Të gjithë në Selanik, qytetin e dytë për nga madhësia të......