‘Vendet në zhvillim po paguajnë çmimin’ - Obeziteti dhe diabeti në rritje në mbarë botën!

Sëmundjet metabolike (procesi që transformon ushqimin që hamë në energji) janë në rritje në të gjithë botën dhe janë kryesisht banorët e vendeve me të ardhura të ulëta ata që paguajnë çmimin.
Një studim i udhëhequr nga Universiteti Kombëtar i Singaporit ka rianalizuar të dhënat nga Studimi i Barrës Globale të Sëmundjeve, Lëndimeve dhe Faktorëve të Riskut, raporti që fotografon çdo vit shkaqet e vdekjes dhe paaftësisë në më shumë se 200 vende, dhe arriti në përfundimin se, që nga viti 2000 deri tek viti 2019, incidenca e një sërë sëmundjesh metabolike të lidhura është rritur: obeziteti, hipertensioni (presioni i lartë i gjakut), diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë dhe sëmundja e mëlçisë yndyrore joalkoolike (akumulimi i yndyrës në qelizat e mëlçisë).
Sipas hulumtimit të publikuar në Cell Metabolism, incidenca e diabetit të tipit 2 është rritur me më shumë se 1,5% në vit gjatë kësaj periudhe: në vitin 2019, kishte 5,282 raste për çdo 10,000 njerëz. Numri i vdekjeve dhe viteve të jetës së shëndetshme të humbura për shkak të diabetit të tipit 2 gjithashtu u rrit, përkatësisht me 0,08% dhe 0,77% në vit, pavarësisht përpjekjeve të shumë vendeve për të luftuar këtë sëmundje.
Sa i përket obezitetit, në 20 vitet e konsideruara nga studimi, vitet e humbjes së jetës së shëndetshme për shkak të kësaj gjendjeje u rritën me 0,5% në vit, duke arritur – vetëm në vitin 2019 – shifrën marramendëse prej 160,2 milionë në total. Në vitin 2019, obeziteti dhe kolesteroli i lartë ishin përgjegjës për 5 milionë dhe 4.3 milionë vdekje në mbarë botën, respektivisht.
Çështja është se këto sëmundje nuk ndodhin të izoluara, por ndajnë të njëjtat shkaqe, pra disa mosfunksionime në proceset që rregullojnë reagimin e trupit ndaj insulinës, në mënyrën e përdorimit të sheqernave dhe lipideve dhe në disa inflamatore dhe imune. Përveçse kanë një origjinë të përbashkët, kushtet metabolike të studiuara janë gjithashtu të lidhura me shfaqjen e sëmundjeve të tjera kronike si kanceri.
Siç shpjegohet në Nature, nga këto të dhëna del qartë një problem i pabarazive ekonomike dhe të drejtës së mohuar për shëndet. Vitet e jetës së shëndetshme të humbura për shkak të obezitetit po rriten në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe po zvogëlohen në vendet me të ardhura të larta të mesme dhe të larta.
Kjo sepse në shumë vende të botës vendosja e ushqimit të shëndetshëm në tryezë është shumë e shtrenjtë për shumë familje. Më pas i drejtohemi ushqimeve shumë të përpunuara, të pasura me sheqerna dhe yndyrna, të cilat së bashku me aksesin e vështirë në kujdesin mjekësor dhe ushtrimet e pakta fizike janë një faktor rreziku për sëmundjet metabolike.
Për studiues të tjerë që nuk janë përfshirë në studim, është e vështirë të vlerësohen vdekjet që i atribuohen drejtpërdrejt sëmundjeve metabolike, sepse shumica e njerëzve që vuajnë prej saj vdesin nga ngjarje kardiovaskulare, probleme të veshkave ose kancer, dhe jo drejtpërdrejt nga këto kushte.
Por përtej hollësive statistikore, nuk ka dyshim se tendenca po shkon në drejtimin e gabuar në lidhje me atë që është e dëshirueshme dhe ajo që shpresohet nga Objektivat e Axhendës 2030 (si Objektivi 3: garantimi i një jete të shëndetshme dhe promovimi i mirëqenies së të gjithëve dhe për të gjitha moshat).
Nëse dietat vazhdojnë të pasurohen me ushqime të përpunuara, “prevalenca e obezitetit do të vazhdojë të rritet dhe kjo do të rrisë kushtet që lidhen me të”, thonë specialistët dhe shkencëtarët, "me pasoja të rënda globale në aspektin ekonomik dhe të shëndetit publik."
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Cila ishte kriza e parë financiare në histori?!
Qeveritë e falimentuara, krizat e bankave, krizat e likuiditetit dhe dyndje nëpër arkat e bankave. Nuk jemi në Silicon Valley pas mbylljes së dy bankave......

Britania rrit pagat me 5% çdo tre muaj - Sondazhet tregojnë se rrogat do të vijojnë të mbeten të larta
Punëdhënësit britanikë ranë dakord për rritje mesatare të pagave me 5% gjatë tre muajve deri në fund të janarit. Një nivel shumë mbi normat historike dhe një......

Shtrenjtohet me 1% çmimi i naftës - Opec rivlerëson pritshmëritë për kërkesën e Kinës
Çmimet e naftës u rikuperuan me më shumë se 1% të mërkurën, nga rënia e një dite më parë, pasi rishikimi në rritje i OPEC-ut për konsumin kinez kompensoi......

Qendra më e madhe e prodhimit të gjysëmpërcjellësve - Një investim 210 milionë euro në Seul për kompleksin që përfundon në 2042
Korea e Jugut do të investojë 210 milionë euro për ndërtimin e qendrës më të madhe në botë për prodhimin e gjysëmpërcjellësve në periferi të Seulit. Bëhet......

Inflacion treshifror në Argjentinë! - Çmimet e produkteve të përditshme ndryshojnë çdo javë
Norma vjetore e inflacionit të Argjentinës kaloi mbi 100% në shkurt, sipas të dhënave të agjensisë së statistikave në vend. Kjo është hera e parë që inflacioni......

Kush është Kemal Kılıçdaroğlu dhe a mund ta mposhtë ai presidentin e Turqisë Erdogan?!
Pas muajsh negociatash, një aleancë e gjashtë partive opozitare turke më në fund ka zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale. Kreu i partisë......

Google prezanton “armën” më të fundit kundër Microsoft - Kompanitë shpenzojnë miliarda dollarë për prodhimin e “mjeteve” me AI
Google bëri publike një seri mjetesh të inteligjencës artificiale – AI - për e-mailin e tij, bashkëpunimin dhe softuerin cloud, si reagim ndaj Microsoft, disa......

Facebook largon nga puna 10 mijë persona - Kompania e madhe teknologjike konfirmoi rënien ekonomike
Meta Platforms ka njoftuar se do të shkurtojë 10 mijë vende të tjera pune në një raund të dytë të pushimeve masive, në një kohë që kompania e madhe......