Cila ishte kriza e parë financiare në histori?!

Qeveritë e falimentuara, krizat e bankave, krizat e likuiditetit dhe dyndje nëpër arkat e bankave. Nuk jemi në Silicon Valley pas mbylljes së dy bankave (Silicon Valley Bank dhe Signature Bank) nga qeveria amerikane në 2023, as në Nju Jork në 2008 (viti i falimentimit të bankës së investimeve Lehman Brothers dhe shpërthimit ekonomik të mijëvjeçarit të tretë). Dhe as në atë të vitit 1929 (kolapsi i Wall Street dhe fillimi i Depresionit të Madh). Jemi në Firencen e shekullit të katërmbëdhjetë, zemra e ekonomisë së kohës. Këtu, në mesin e Mesjetës, shpërtheu një krizë e madhe financiare e lidhur me rënien e bankave të familjeve Peruzzi dhe Bardi, deri atëherë flamuri i financave europiane.
Gjithçka filloi për shkak të një sovrani me vrima në xhepat e tij: Edward III Plantagenet, mbreti i Anglisë. Në fron që nga viti 1327, pasi u angazhua kundër skocezëve, ai filloi një fushatë ushtarake kundër Francës në 1337, duke filluar Luftën Njëqindvjeçare. Megjithatë, nisma e re luftarake e thau arkën e shtetit dhe mbreti e gjeti veten të detyruar të merrte hua nga kompanitë tregtare fiorentine, tashmë aktive në Britaninë e Madhe (nga ku, ndër të tjera, vinte leshi për fabrikat toskane). Këto kompani kishin lindur në qytete të ndryshme italiane me qëllime tregtare, por që nga mesi i shekullit të 13-të kishin filluar të specializoheshin në kredi, depozita dhe financime. Disa, të organizuara rreth kapitalit të familjeve të fuqishme, u bënë të ngjashme me bankat moderne, duke ofruar interesa të favorshme për ata që depozitonin kapitalin e tyre.
Sa i përket Eduardit III, borxhet e tij ndaj Bardit dhe Peruzzi-ve në një kohë të shkurtër arritën gati një milion e gjysmë florinj ari, përfshirë komisionet. Një shumë e tepruar edhe për një mbret, aq më tepër që lufta në të cilën ai ishte zhytur nuk po jepte rezultatet e dëshiruara. "Prestigji i sovranit hyri në krizë dhe shumë e perceptuan kolapsin e dy gjigantëve të financave fiorentine si të pashmangshëm, aq sa në 1339 Papa Benedikti XII vendosi të hiqte dorë nga shërbimet e Bardit dhe Peruzzi-t për menaxhimin e financave papale", thotë historiani Lorenzo Tanzini, autor i esesë 1345.
Dhe që nga viti 1345, ngjitja e falimentimit goditi një seri tjetër të gjatë subjektesh: së bashku me institutet e tjera bankare (përfshirë atë të Acciaiuoli, të shquar si dy të tjerët), artizanët, tregtarët dhe sipërmarrësit që kishin investuar fitimet e tyre falimentuan, u rrënua tregu i pasurive të paluajtshme dhe shumë kursimtarë të vegjël iu desh t'i thoshin lamtumirë pasurive të vogla të depozituara. “Përveç humbjes së parave, ka pasur një kolaps të besimit tek çdo tregtar dhe bankier, edhe pse jo i përfshirë drejtpërdrejt në fatkeqësi”, ka theksuar eksperti.
Pas kolapsit, situata gradualisht filloi të përmirësohej. “Autoritetet e qytetit dekretuan, për shembull, që të gjithë zërat e borxhit të mbledhur nga Bashkia ndër vite të shkrihen në një menaxhim të vetëm të quajtur “monte”; një emër që shprehte mirë sasinë e madhe të borxheve për të menaxhuar”, shpjegon Tanzini. Menaxhmenti i ri bazohej në një regjistër të madh (të hartuar nga viti 1347) me emrat e të gjithë kreditorëve të Bashkisë, të cilëve u ofroheshin interesa të reja për depozitat e vjetra dhe mundësia e shlyerjes së të gjithë kredisë nëse investonin para të tjera.
Kështu, "tregu" i letrave me vlerë publike rifinancoi Republikën e Firences dhe në pak vite kriza u qetësua. Tregtarët, bankierët dhe sipërmarrësit rifilluan biznesin e tyre. Paradoksalisht, murtaja pati edhe efekte pozitive: Ulja e fuqisë punëtore bëri që pagat të rriteshin duke rritur konsumin!
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Britania rrit pagat me 5% çdo tre muaj - Sondazhet tregojnë se rrogat do të vijojnë të mbeten të larta
Punëdhënësit britanikë ranë dakord për rritje mesatare të pagave me 5% gjatë tre muajve deri në fund të janarit. Një nivel shumë mbi normat historike dhe një......

Shtrenjtohet me 1% çmimi i naftës - Opec rivlerëson pritshmëritë për kërkesën e Kinës
Çmimet e naftës u rikuperuan me më shumë se 1% të mërkurën, nga rënia e një dite më parë, pasi rishikimi në rritje i OPEC-ut për konsumin kinez kompensoi......

Qendra më e madhe e prodhimit të gjysëmpërcjellësve - Një investim 210 milionë euro në Seul për kompleksin që përfundon në 2042
Korea e Jugut do të investojë 210 milionë euro për ndërtimin e qendrës më të madhe në botë për prodhimin e gjysëmpërcjellësve në periferi të Seulit. Bëhet......

Inflacion treshifror në Argjentinë! - Çmimet e produkteve të përditshme ndryshojnë çdo javë
Norma vjetore e inflacionit të Argjentinës kaloi mbi 100% në shkurt, sipas të dhënave të agjensisë së statistikave në vend. Kjo është hera e parë që inflacioni......

Kush është Kemal Kılıçdaroğlu dhe a mund ta mposhtë ai presidentin e Turqisë Erdogan?!
Pas muajsh negociatash, një aleancë e gjashtë partive opozitare turke më në fund ka zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale. Kreu i partisë......

Google prezanton “armën” më të fundit kundër Microsoft - Kompanitë shpenzojnë miliarda dollarë për prodhimin e “mjeteve” me AI
Google bëri publike një seri mjetesh të inteligjencës artificiale – AI - për e-mailin e tij, bashkëpunimin dhe softuerin cloud, si reagim ndaj Microsoft, disa......

Facebook largon nga puna 10 mijë persona - Kompania e madhe teknologjike konfirmoi rënien ekonomike
Meta Platforms ka njoftuar se do të shkurtojë 10 mijë vende të tjera pune në një raund të dytë të pushimeve masive, në një kohë që kompania e madhe......

Qeveria amerikane miraton një projekt të madh shpimi nafte në Alaskë!
Rreth 600 milionë fuçi naftë pritet të nxirren brenda territorit shtetëror gjatë dekadave të ardhshme, sipas një deklarate nga Departamenti i Brendshëm në......