Shqipëria Postuar më 15 Mars 2023, 14:34

Shumë para’ qarkullojnë jashtë bankave - Në janar, mbi 400 miliardë lekë jashtë sistemit bankar, 26 miliardë më shumë se 2022

Nga SCAN TV
Shumë para’ qarkullojnë jashtë bankave - Në janar, mbi

Pas një rritje të fortë për muajin dhjetor 2021 dhe janar të këtij viti, paraja në qarkullim ka rënë në muajin shkurt. Banka e Shqipërisë raporton se paraja jashtë bankave ka rënë në 399.1 miliardë lekë në muajin shkurt, nga nga 401,9 milardë në janar, dhe 401,4 miliardë në dhjetor të vitit të shkuar. Gjithsesi, volumi i parave që qarkullojë jashtë bankave në ekonomi mbetet në rritje të dukshme krahasuar me janarin e vitit të shkuar, kur totali ishte 376.1 miliardë lekë. Krahasuar me janarin e vitit 2022, shuma e parave që qarkullojnë në ekonomi është afërisht 23 miliardë lekë më e lartë.

Rritja e parasë në qarkullim jashtë kanaleve bankare është një fenomen që u shtua veçanërisht gjatë periudhës së Pandemisë, kur qytetarët tërhoqën shumë para’ për shkak të pasigurisë. Një masë kaq e madhe parash jashtë bankave është tregues i qartë të informalitetit të lartë të ekonomisë shqiptare.

Ndërkohë që vitit 2022 ka qenë mjaft specifik sa i përket parasë për shkak të inflacionit, si dhe rritjeve të normës bazë të interesit nga ana e bankës së Shqipërisë. Kjo shkaktoi zhvendosje të parasë edhe brenda sistemit bankar. Në muajt e fundit të vitit 2022 një pjesë e mirë e kursimeve të shqiptarëve u pëdorën për investime në bono thesari, tendencë që u kthye nga janari i këti viti për shkak të rënies së interesave të letrave me vlerë si dhe ngaqë bankat nga ana e tyre rritën interesat e depozitave.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat