Shqipëria Postuar më 24 Shkurt 2023, 14:13

Tatimeve i’u del biznesi jashtë kontrollit! - Konstatohen dy shkelje të rënda, paralajmërim për ndjekje penale

Nga SCAN TV
Tatimeve i’u del biznesi jashtë kontrollit! - Konstatohen dy shkelje

Përmes reformës antiinfomalitet të ndërmarrë një vit më parë, administrata tatimore synonte të vendoste nën kontroll biznesin, kryesisht sa i takon nëndeklarimit të pagave. Por mesa duket, pavarësisht vëmendjes së shtuar, vihen re devijime.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se kohët e fundit ka konstatuar 2 fenomene me risk të lartë: Tatimpagues, që bëjnë ndryshime me ulje të deklaratës së listëpagesës, me qëllim shmangien e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësit; Tatimpagues, që anulojnë faturat e deklaruara të shitjes, pa u reflektuar këto anullime në Librat e Blerjes së klientëve të tyre..

Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  paralajmëron të gjithë tatimpaguesit se “këto ndryshime të pajustifikuara të deklaratave, kryesisht ndryshimi i deklaratës së listëpagesës, cenojnë drejtpërdrejt jo vetëm Administratën Tatimore, por edhe Pensionin dhe Shërbimet Mjekësore të punëmarrësit dhe në bazë të ligjit konsiderohet vepër penale”.

Sipas deklaratë, të gjithë tatimpaguesit që kapen me këtë shkelje do të denoncohen nga administrate tatimore dhe do të ndiqen penalisht.  Po ashtu, Drejtoria theksojnë se po investigon nëse të përfshirë në këto fenomene janë edhe punonjës të strukturave të saj, ndërsa sjell në vëmendje të tyre dhe të çdo tatimpaguesi që fenomenet e sipërcituara do të trajtohen sipas ligjit “Për Procedurat Tatimore”.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat