FMN, me plan veprimi për crypto - Rekomandime kundër statusit të tenderit ligjor

Monetar Ndërkombëtar ka prezantuar një plan veprimi me nëntë pika për mënyrën sesi vendet duhet t'i trajtojnë asetet e kriptove, me pikën numër një: apelin për të mos dhënë statusin e tenderit ligjor për kriptomonedha si bitcoin.
Huadhënësi global tha se Bordi i tij Ekzekutiv kishte diskutuar mbi një dokument, "Elementet e politikave efektive për aktivet kripto", që ofronte "udhëzime për vendet anëtare të FMN-së mbi elementët kryesorë të një përgjigjeje të përshtatshme të politikës ndaj aseteve kripto".
Përpjekje të tilla janë bërë prioritet për autoritetet, tha fondi, pas rënies së një numri shkëmbimesh dhe aseteve të kriptove gjatë dy viteve të fundit, duke shtuar se mos veprimi për momentin, e bënte situatën të paqëndrueshme.
Rekomandimi kryesor ishte mbrojtja e sovranitetit dhe stabiliteti monetar duke forcuar kornizat e politikës monetare dhe duke mos i dhënë aseteve të kriptomonedhave statusin e monedhës zyrtare ose të kursit zyrtar.
FMN-ja ‘dënoi’ El Salvadorin në fund të vitit 2021, kur vendi i Amerikës Qendrore u bë i pari që miratoi bitcoin si monedhë zyrtare, një veprim që është kopjuar që atëherë dhe nga Republika e Afrikës Qendrore.
Këshilla të tjera përfshinin mbrojtjen kundër flukseve të tepërta të kapitalit, miratimin e rregullave dhe ligjeve të paqarta tatimore rreth aseteve të kriptove, si dhe zhvillimin dhe zbatimin e kërkesave të mbikëqyrjes për të gjithë aktorët e tregut të kriptove.
Vendet duhet gjithashtu të krijojnë marrëveshje ndërkombëtare për të përmirësuar mbikëqyrjen dhe zbatimin e rregulloreve, shtoi FMN, si dhe të vendosin mënyra për të monitoruar ndikimin e kriptove në stabilitetin e sistemit monetar global.
Duke përshkruar vlerësimin e Bordit Ekzekutiv, FMN tha se drejtorët i mirëpritën propozimet dhe ranë dakord se miratimi i gjerë i aktiveve kripto "mund të dëmtojë efektivitetin e politikës monetare, të anashkalojë masat e menaxhimit të fluksit të kapitalit dhe të përkeqësojë rreziqet fiskale".
Ata në përgjithësi ranë dakord gjithashtu që aseteve kripto nuk duhet t'u jepet statusi i monedhës zyrtare ose i kursit zyrtar, dhe megjithëse ndalimet e rrepta të aseteve nuk janë opsioni i parë më i mirë, disa drejtorë menduan se ato nuk duhet të përjashtohen.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tkurret ekonomia gjermane - Rezultati më i keq nga sa pritej në 3-mujorin e katërt 2022 rrit frikën e recesionit
Ekonomia gjermane u tkurr më fuqishëm se sa pritej në tre muajt e fundit të 2022-shit, pasi inflacioni dhe kriza e energjisë ndikuan në konsumin e familjeve......

Britania racionon blerjen e perimeve! - Supermarketet vendosin kufij për shkak të mungesës së furnizimeve
Shumë supermarkete britanike kanë vendosur kufizime për blerjen e perimeve dhe frutave të freskëta për shkak të mungesës së vazhdueshme të......

Bota ka më pak borxhe - Rënia e parë vjetore që nga viti 2015
Rimëkëmbja pas pandemisë në rritjen ekonomike botërore dhe inflacionin vitin e kaluar, nënkuptoi se sasia e borxhit që u zvogëlua në ekonominë globale pa......

Çfarë përfshin marrëveshja prej 5.2 miliardë dollarë mes Gjermanisë dhe Indisë!
Gjermania do të realizojë një marrëveshje prej 5.2 miliardë dollarë me Indinë për të ndërtuar së bashku gjashtë nëndetëse konvencionale në vend gjatë vizitës......

SHBA vendos një biznesmen në krye të Bankës Botërore!
Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar biznesmenin indiano-amerikan Ajay Banga për të udhëhequr Bankën Botërore, pasi udhëheqësi i saj i mëparshëm dha......

DPT paralajmërim për tatimpaguesit - Konstatohen 2 fenomene me risk të lartë që konsiderohen vepra penale
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar të gjithë Tatimpaguesit se Administrata Tatimore ka......

Pse Komisioni i BE-së ka ndaluar TikTok-un në telefonat celularë të punonjësve?!
Komisioni i BE-së u ndaloi punonjësve të tij të përdorin aplikacionin TikTok në telefonat celularë ose laptopët e punës. Sipas Brukselit punonjësit duhet ta......

Java mbyllet negativisht për Euron, Paundi dhe Frangën – Dollari amerikan vazhdon të qëndrojë ‘në krye’!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht teksa ka regjistruar rritje të ndjeshme këtë të premte duke u blerë sot me 108.2 lekë dhe duke u shitur me......