Pse Komisioni i BE-së ka ndaluar TikTok-un në telefonat celularë të punonjësve?!

Komisioni i BE-së u ndaloi punonjësve të tij të përdorin aplikacionin TikTok në telefonat celularë ose laptopët e punës. Sipas Brukselit punonjësit duhet ta fshijnë aplikacionin sa më shpejt të jetë e mundur, afati i fundit është data 15 mars. Arsyeja e këtij vendimi është mbrojtja e të dhënave dhe shqetësimi për aksesin e mundshëm të shtetit kinez në kompaninë kineze të TikTok, Bytedance. Një zëdhënës i TikTok-ut u shpreh "i zhgënjyer" duke thënë se vendimi bazohet në një "gjykim të gabuar".
Komisioneri i BE-së për Industrinë, Thierry Breton, tha se ndalimi i aplikacionit TikTok do të zbatohet gjithashtu edhe për pajisjet private të regjistruara pranë Komisionit. Ai theksoi se Bashkimi Europian po i kushton vëmendje çështjes së sigurisë kibernetike. Masa synon të mbrojë Komisionin nga kërcënimet kibernetike. Breton nuk donte të komentonte ndonjë incident të mundshëm në lidhje me aplikacionin TikTok.
TikTok është në qendër të kritikave në mbarë botën për shkak të dyshimeve lidhur me privatësinë. Edhe autoritetet e SHBA-së e kanë ndaluar aplikacionin TikTok në telefonat celularë zyrtarë. TikToku ka një miliardë përdorues në mbarë botën dhe është veçanërisht i përhapur ndër brezin e ri. Në nëntor TikTok-u pranoi se punonjësit e kompanisë në Kinë mund të kenë akses në të dhënat e përdoruesve europianë.
Enti Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave ka nisur prej disa kohësh hetimet kundër Bytedance për shkelje të mundshme të ligjit të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Koncerni TikTok deklaroi se të dhënat e 125 milionë përdoruesve në Bashkimin Evropian janë të mbrojtura dhe se mbrojtja e të dhënave do të rritet. Kështu p.sh. në Europë janë planifikuar të krijohen tri qendra të ruajtjes së të dhënave.
BE-ja mbështetet në rregullore të rrepta në hapësirën dixhitale. Ligji për Shërbimeve Digjitale i detyron p.sh. platformat online, që ndër të tjera të rrisin angazhohen më fort kundër urrejtjes dhe lajmeve të rreme në internet. Po ashtu dyqanet online duhet të verifikojnë identitetin e furnitorëve përpara se të ofrojnë produktet e tyre për shitje. Ligji për Tregjet Digjitale synon të parandalojë veprimet që bien ndesh me konkurrencën nga ana e kompanive të mëdha të internetit në BE. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Java mbyllet negativisht për Euron, Paundi dhe Frangën – Dollari amerikan vazhdon të qëndrojë ‘në krye’!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht teksa ka regjistruar rritje të ndjeshme këtë të premte duke u blerë sot me 108.2 lekë dhe duke u shitur me......

Nafta ngjitet pranë 83 USD për fuçi - Rusia do të ulë eksportet me 25% drejt porteve europiane
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të pritshmërive se Rusia do të ulë eksportet, duke......

Punësimi në SHBA mbështet dollarin - Aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë vijojnë rënien
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e fundit të javës, por një ditë më parë fitoi sërish pikë, pasi investitorët po përgatiten për norma më......

Korporatat mbështesin bursat europiane - Fitimet për 2022 rezultojnë më mirë se parashikimet e analistëve
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e fundit të javës, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, dhe janë mbështetur nga fitimet tremujore......

Kush duhet të paguajë kostot e rrjetit? – BE hedh sytë nga gjigantët e Big Tech!
Komisioni Europian nisi të enjten një konsultim për të ardhmen e sektorit të telekomunikacionit europian, duke filluar një proces që mund të çojë në kërkesën e......

U paralajmërua shkrirja për bordin e karburanteve - Gjyakata Kushtetuese, asnjë sinjal për vendimmarrje edhe pas padisë së opozitës
U ngrit në prill 2022, pak pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë, por vijon ende të marrë vendime edhe pas deklaratave të herëpasherëshme të Qeverisë se do......

Kategoritë që përfitojnë nga ulja e taksës së pronës 6-8% - Eksperti i pasurive: Vendimi i vonuar, niveli 15% mbante në ngërç tregun
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Arbër Brahaj, e ka quajtur shumë të vonuar paralajmërimin e kadastrës për uljen në 6 apo 8% të tatimfitimit prej 15% të......

“Rrëzimi” i bordit të çmimeve, vendim i pritshëm - Zef Preçi: Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë njëlloj edhe me bordet e tjera
Shpallja jokushtetuese e bordit të transparencës për ushqimet, për ekspertët dhe politikanët që e paditën atë është një vendim I pritshëm. Eksperti Zef......