Tkurret ekonomia gjermane - Rezultati më i keq nga sa pritej në 3-mujorin e katërt 2022 rrit frikën e recesionit

Ekonomia gjermane u tkurr më fuqishëm se sa pritej në tre muajt e fundit të 2022-shit, pasi inflacioni dhe kriza e energjisë ndikuan në konsumin e familjeve dhe investimet kapitale. Ekonomia gjermane u tkurr me 0.4% në tremujorin e katërt të 2022 - shit krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas zyrës vendore të statistikave.
Të dhënat paraprake nga zyra vunë në dukje një tkurrje tremujore prej 0.2% të rregulluar për efektet e çmimeve dhe kalendarit. Në tremujorin e tretë të vitit 2022, produkti i brendshëm bruto pati një rritje të lehtë prej 0.5% krahasuar me tre muajt e mëparshëm. Rënia e dytë radhazi në komponentin aktual të vlerësimit, një rënie e prodhimit, besimi i dobët i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar pranë niveleve më të ulëta historike, tregojnë për një tkurrje të ekonomisë gjermane edhe një herë më shumë në tremujorin e parë.
Rezultati përfundimtar më i keq se sa pritej për tremujorin e katërt rrit frikën për një recesion dimëror. Një recesion zakonisht përkufizohet si dy tremujorë të njëpasnjëshëm të tkurrjes.
Ekonomistët shprehen se shifrat aktuale tregojnë se rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë ka ngadalësuar dukshëm ekonominë pavarësisht masave të gjera të ndihmës së qeverisë. Me shtrëngimin global të politikës monetare, vështirë se mund të pritet një rimëkëmbje e dukshme ekonomike.
Pas përfundimit të masave lehtësuese si ulja e cmimit karburantit dhe bileta e transportit prej 9 eurosh, konsumatorët shpenzuan më pak në tremujorin e katërt sesa në tremujorin e tretë, sipas zyrës së statistikave. Shpenzimet e familjeve u ulën me 1%, ndërsa shpenzimet e qeverisë u rritën me 0.6% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Investimet kanë ndikuar edhe në ecurinë ekonomike. Për shembull investimet në ndërtim ranë me 2.9% në tremujorin e katërt, ndërkohë që investimet në makineri dhe pajisje ranë me 3.6%, të përshtatura për inflacionin, efektet sezonale dhe ato kalendarike.
Në tremujorin e katërt, eksportet e mallrave dhe shërbimeve ranë me 1% krahasuar me tremujorin e tretë. Kjo për shkak të situatës së vështirë ndërkombëtare, e karakterizuar nga ndërprerje të vazhdueshme e zinxhirit të furnizimit dhe çmimeve të larta të energjisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Britania racionon blerjen e perimeve! - Supermarketet vendosin kufij për shkak të mungesës së furnizimeve
Shumë supermarkete britanike kanë vendosur kufizime për blerjen e perimeve dhe frutave të freskëta për shkak të mungesës së vazhdueshme të......

Bota ka më pak borxhe - Rënia e parë vjetore që nga viti 2015
Rimëkëmbja pas pandemisë në rritjen ekonomike botërore dhe inflacionin vitin e kaluar, nënkuptoi se sasia e borxhit që u zvogëlua në ekonominë globale pa......

Çfarë përfshin marrëveshja prej 5.2 miliardë dollarë mes Gjermanisë dhe Indisë!
Gjermania do të realizojë një marrëveshje prej 5.2 miliardë dollarë me Indinë për të ndërtuar së bashku gjashtë nëndetëse konvencionale në vend gjatë vizitës......

SHBA vendos një biznesmen në krye të Bankës Botërore!
Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar biznesmenin indiano-amerikan Ajay Banga për të udhëhequr Bankën Botërore, pasi udhëheqësi i saj i mëparshëm dha......

DPT paralajmërim për tatimpaguesit - Konstatohen 2 fenomene me risk të lartë që konsiderohen vepra penale
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar të gjithë Tatimpaguesit se Administrata Tatimore ka......

Pse Komisioni i BE-së ka ndaluar TikTok-un në telefonat celularë të punonjësve?!
Komisioni i BE-së u ndaloi punonjësve të tij të përdorin aplikacionin TikTok në telefonat celularë ose laptopët e punës. Sipas Brukselit punonjësit duhet ta......

Java mbyllet negativisht për Euron, Paundi dhe Frangën – Dollari amerikan vazhdon të qëndrojë ‘në krye’!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht teksa ka regjistruar rritje të ndjeshme këtë të premte duke u blerë sot me 108.2 lekë dhe duke u shitur me......

Nafta ngjitet pranë 83 USD për fuçi - Rusia do të ulë eksportet me 25% drejt porteve europiane
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të pritshmërive se Rusia do të ulë eksportet, duke......