Nën hetim ndërtuesit e pallateve në Turqi - Akuzohen për mos zbatim të standarteve të sigurisë

Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë turke, më shumë se 600 mijë apartamente dhe 150 mijë objekte tregtare kanë pësuar dëmtime mesatare, si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi vendin. Presidenti turk Erdoan ka premtuar se banesat do të rindërtohen brenda këtij viti.
Turqia ndërkohë do të zgjerojë hetimet ndaj ndërtuesve të dyshuar për shkelje të standardeve të sigurisë pas tërmetit shkatërrues, tha ministri i brendshëm Sulejman Soylu, ndërsa vendi shtoi planet e strehimit për viktimat. Ai shtoi se deri tani janë identifikuar 564 të dyshuar, dhe 160 persona janë arrestuar, ndërsa shumë të tjerë janë ende nën hetim. Ministri turk shtoi se qytetet e vendit do të rindërtohen dhe fëmijët do të jetojnë në vende më të sigurta.
Në pushtet prej dy dekadash, Erdogan përballet me zgjedhjet e përgjithshme brenda katër muajve. Edhe para tërmetit, sondazhet treguan se ai ishte nën presionin e një krize të kostos së jetesës, e cila mund të përkeqësohet pasi fatkeqësia natyrore që goditi vendin ka ndërprerë prodhimin bujqësor.
Soylu tha se janë ngritur rreth 313 mijë tenda, ndërsa do të instalohen në zonat e prekura nga tërmeti, 100 mijë shtëpi me kontejnerë. Ndërkohë numri i viktimave të tërmetit është mbi 45.500. Në vend janë regjistruar 7 930 pasgoditje pas tërmetit të parë të 6 shkurtit.
Turqia nisi një skemë të përkohshme të mbështetjes së pagave të mërkurën dhe ndaloi pushimet nga puna në 10 qytete për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset nga ndikimi financiar i tërmetit masiv që goditi jugun e vendit. Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë i 6 shkurtit dëmtoi ose shkatërroi qindra mijëra ndërtesa dhe la miliona persona të pastrehë.
Rreth 865 mijë njerëz jetojnë në tenda dhe 23 500 në shtëpi me kontejnerë, ndërsa 376 mijë janë strehuar në konvikte studentore dhe bujtina publike jashtë zonës së tërmetit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Përmirësohet ekonomia globale - Por, sipas OECD, rreziku i inflacionit për vitin 2023 vijon të ekzistojë
Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, Mathias Cormann tha se perspektiva ekonomike globale është "pak më e ndritshme" këtë vit, por sfidat e inflacionit mbeten.......

FMN, me plan veprimi për crypto - Rekomandime kundër statusit të tenderit ligjor
Monetar Ndërkombëtar ka prezantuar një plan veprimi me nëntë pika për mënyrën sesi vendet duhet t'i trajtojnë asetet e kriptove, me pikën numër një: apelin për......

Tkurret ekonomia gjermane - Rezultati më i keq nga sa pritej në 3-mujorin e katërt 2022 rrit frikën e recesionit
Ekonomia gjermane u tkurr më fuqishëm se sa pritej në tre muajt e fundit të 2022-shit, pasi inflacioni dhe kriza e energjisë ndikuan në konsumin e familjeve......

Britania racionon blerjen e perimeve! - Supermarketet vendosin kufij për shkak të mungesës së furnizimeve
Shumë supermarkete britanike kanë vendosur kufizime për blerjen e perimeve dhe frutave të freskëta për shkak të mungesës së vazhdueshme të......

Bota ka më pak borxhe - Rënia e parë vjetore që nga viti 2015
Rimëkëmbja pas pandemisë në rritjen ekonomike botërore dhe inflacionin vitin e kaluar, nënkuptoi se sasia e borxhit që u zvogëlua në ekonominë globale pa......

Çfarë përfshin marrëveshja prej 5.2 miliardë dollarë mes Gjermanisë dhe Indisë!
Gjermania do të realizojë një marrëveshje prej 5.2 miliardë dollarë me Indinë për të ndërtuar së bashku gjashtë nëndetëse konvencionale në vend gjatë vizitës......

SHBA vendos një biznesmen në krye të Bankës Botërore!
Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar biznesmenin indiano-amerikan Ajay Banga për të udhëhequr Bankën Botërore, pasi udhëheqësi i saj i mëparshëm dha......

DPT paralajmërim për tatimpaguesit - Konstatohen 2 fenomene me risk të lartë që konsiderohen vepra penale
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar të gjithë Tatimpaguesit se Administrata Tatimore ka......