Bota Postuar më 24 Shkurt 2023, 11:38

Përmirësohet ekonomia globale - Por, sipas OECD, rreziku i inflacionit për vitin 2023 vijon të ekzistojë

Nga SCAN TV
Përmirësohet ekonomia globale - Por, sipas OECD, rreziku i inflacionit

Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, Mathias Cormann tha se perspektiva ekonomike globale është "pak më e ndritshme" këtë vit, por sfidat e inflacionit mbeten. Ai theksoi se perspektiva për botën është paksa më pozitive në fillim të vitit 2023 sesa ajo që mendohej se do të ishte vetëm dy ose tre muaj më parë. Në të vërtetë, çmimet e energjisë dhe ushqimeve janë dukshëm më të ulëta se sa ishin në kulmin e tyre, shoti më tej shefi i OECD-së, përpara një takimi të udhëheqësve financiarë të G-20.

Sipas tij cmimet e energjisë kanë rënë ndjeshëm sepse Europa ishte në gjendje të diversifikonte me sukses burimet e saj të energjisë. Përveç kësaj, një dimër i butë ndihmoi në reduktimin e kërkesës për energji që i mbajti çmimet e gazit të ulëta.

Në nëntor, OECD tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka provokuar një goditje masive të çmimit të energjisë që nuk është parë që nga vitet ‘70. Ekonomia globale parashikohet të rritet shumë më poshtë se rezultatet e pritura para luftës – me një 3.1% modeste në vitin 2022, përpara se të ngadalësohet në 2.2% në 2023 dhe të rikuperohet mesatarisht në një ritëm ende nën 2.7% në 2024.

Ky raport theksoi më tej se ekonomitë aziatike të tregjeve në zhvillim pritet të përbëjnë afërsisht tre të katërtat e rritjes së PBB-së globale në vitin 2023, pasi Europa dhe SHBA ngadalësohen ndjeshëm. Megjithatë, rreziqet e inflacionit vazhdojnë të qëndrojnë dhe duhet të trajtohen mirë, tha shefi i OECD.

Ai theksoi se inflacioni ka filluar të ulet, por ende nuk mund të thuhet se vendet janë në krye të sfidës së inflacionit. Ka më shumë punë për të bërë për të trajtuar inflacionin dhe kjo vjen me rreziqe," vuri në dukje Cormann. “Dhe këto janë rreziqe që do të duhet të vazhdojnë të menaxhohen mirë gjatë javëve dhe muajve në vijim.”

Shefi i OECD theksoi se Rezerva Federale e SHBA-së ndërmori veprime agresiv vitin e kaluar, në drejtim të rritjes së normave të interesit për të frenuar presionet në rritje të çmimeve. Tani Fed vazhdon të luftojë inflacionin në një mënyrë më të qëndrueshme duke lejuar që të dhënat të publikohen, si dhe duke lejuar masat që janë në gatishmëri të hyjnë në fuqi. Cormann tha se kjo është ajo që pritet, pra që bankat qendrore në mbarë botën të vazhdojnë të monitorojnë të dhënat dhe të vazhdojnë të rregullojnë vendimet.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat