Mbi 5.500 shqiptarë ju shtuan skemave të pensioneve private - Në prag të ndryshimeve ligjore nga AMF, fondet e investuara u rritën me 10 milionë euro

Rreth 5.500 qytetarë u janë shtuar skemave të pensioneve private gjatë vitit 2022 duke e çuar në mbi 36.500 numrin total të personave që kanë zgjedhur të investojnë vullnetarisht për të siguruar të ardhura shtesë me mbërritjen e moshës së shkëputjes së marrëdhënieve të punës.
Të dhënat e sapopublikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare flasin për rritje të ndjeshme edhe të volumit të fondeve të investuara nga qytetarët në këto skema. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2022 tregon një total asetesh neto prej 5,6 miliardë lekësh (49.89 milionë euro dhe me një rritje prej 1,114.84 milionë lekë (24.32%) krahasuar me 31.12.2021. Kjo rritje përthehet në rreth 10 milionë euro më shumë se një vit më parë në katër fondet e pensioneve vullnetare private që operojnë aktualisht në Shqipëri.
Ndërkaq, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2022 rezultoi 36,518 duke shënuar një rritje prej 8.78% krahasuar me fundin e vitit 2021, kur ky numër ishte rreth 31 mijë.
Gjithësesi, sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, numri i anëtarëve është ende i ulët, shkak për të cilin edhe po ndërmerr disa ndryshime ligjore që synojnë nxitjen e kësaj skeme duke ulur tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste.
Ndryshimet parashikojnë mbrojte më efikase të interesave të anëtarëve të fondit të pensionit privat, nëpërmjet vendosjes së standarteve më të larta për mirëinformim dhe transparencë, nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet përfshirjes automatike, si dhe rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Sa para kurseu India në një vit duke blerë karburant rus?!
Sanksionet e udhëhequra nga Perëndimi mbi tregtinë e naftës së Rusisë pas pushtimit të Ukrainës i dhanë më shumë përfitime Indisë. Në më pak se një vit, vendi......

Një vit lufte në Europë: Si u 'rrotulluan' çmimet e dollarit, energjisë dhe ushqimeve?!
Pushtimi rus i Ukrainës ka prishur ekonomitë dhe tregjet në mbarë botën, nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve te bankat europiane, stoqet e tregjeve në......

Gjermania kërkon të lehtësojë rrugën e vështirë për talentet dhe punëtorët e huaj!
Gjermania, ashtu si gjithë vendet e industrializuara anembanë botës, po përballet me mungesë të thellë të fuqisë punëtore, veçanërisht në sektorët e......

Nën hetim ndërtuesit e pallateve në Turqi - Akuzohen për mos zbatim të standarteve të sigurisë
Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë turke, më shumë se 600 mijë apartamente dhe 150 mijë objekte tregtare kanë pësuar dëmtime mesatare, si pasojë e tërmetit......

Përmirësohet ekonomia globale - Por, sipas OECD, rreziku i inflacionit për vitin 2023 vijon të ekzistojë
Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, Mathias Cormann tha se perspektiva ekonomike globale është "pak më e ndritshme" këtë vit, por sfidat e inflacionit mbeten.......

FMN, me plan veprimi për crypto - Rekomandime kundër statusit të tenderit ligjor
Monetar Ndërkombëtar ka prezantuar një plan veprimi me nëntë pika për mënyrën sesi vendet duhet t'i trajtojnë asetet e kriptove, me pikën numër një: apelin për......

Tkurret ekonomia gjermane - Rezultati më i keq nga sa pritej në 3-mujorin e katërt 2022 rrit frikën e recesionit
Ekonomia gjermane u tkurr më fuqishëm se sa pritej në tre muajt e fundit të 2022-shit, pasi inflacioni dhe kriza e energjisë ndikuan në konsumin e familjeve......

Britania racionon blerjen e perimeve! - Supermarketet vendosin kufij për shkak të mungesës së furnizimeve
Shumë supermarkete britanike kanë vendosur kufizime për blerjen e perimeve dhe frutave të freskëta për shkak të mungesës së vazhdueshme të......