Task Forca për Ujërat Larës nis kontrollet - Subjektet që s’kanë instaluar impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, gjoba e deri heqje licence

Pas përfundimit të afatit 3-mujor për instalimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur, Task Forca e Ujërave Larës ka nisur kontrollet në çdo subjekt për të certifikuar e monitoruar procesin.
Sipas Aktit Normativ të miratuar nga qeveria, subjektet që kryejnë aktivitete ekonomike në zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve dhe lumenjve, dhe shkarkonin ujërat e ndotur në ujëra larës kishin detyrimin që të instalonin impiantet e trajtimit dhe largimit të tyre, deri në javën e parë të muajit maj.
Ndërkohë që, me përfundimin e këtij afati parashikohej nisja e funksionimit të Task Forcës, që përmes kontrolleve në terren ka për detyrë të monitorojë zbatimin e këtyre detyrimeve.
Aktualisht nuk janë bërë publike të dhëna konkrete mbi ecurinë e procesit dhe zbatimin e detyrimit nga bizneset, ndërkohë që Task Forca ka të drejtë të vendosë masa administrative, në rast të konstatimit të shkeljeve. Akti Normativ i ndan subjektet në 3 kategori, në varësi të popullsisë ekuivalente, ndërkohë që masa e gjobave varion sipas kategorisë që i përket subjekti.
Vlera e tyre është parashikuar nga 1.5 mln lekë, në 2.65 mln lekë. Megjithatë, subjektet që nuk zbatojnë këto detyrime ligjore rrezikojnë edhe heqjen e licencës. Fillimisht, Task-Forca, me vendosjen e gjobës u lë 60 ditë afat subjekteve përkatëse për plotësimin e standardeve.
Nëse edhe pas 60 ditësh, detyrimi nuk është përmbushur subjekti gjobitet 2 – fish, ndërkohë që me përfundimin e sezonit turistik propozohet heqja e licencës, lejes ose autorizimit, për kryerjen e veprimtarisë ekonomike.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rritet interesi për fondet e pensioneve private - Në fund të tremujorit të parë numri i anëtarëve u shtua me 4,53%
Numri i personave që zgjedhin të investojnë në skemat e pensioneve private është shtuar dukshëm nga viti në vit dhe si rrjedhojë, bashkë me të është rritur......

Biden zbulon planin e Izraelit për t'i dhënë fund luftës në Gaza!
Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se Hamasi "nuk është më i aftë" të kryejë një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit, pasi ai paraqiti një "një......

“Europa jonë është e vdekshme” - Macron dhe Scholz për FT: Të ringrihemi për t’u përballur me sfidat
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë publikuar një artikull të përbashkët në Financial Times, duke thënë se Bashkimi......

Ekonomia e lotarisë amerikane - Më të varfërit shpenzojnë shuma marramendëse për të blerë bileta
Më 1 prill, miliona amerikanë panë se si gjashtë topa pak a shumë sa ata të ping-pongut, por me një numër të stampuar, të binin nga një kafaz gjigant. Ngjarja......

SHBA kundër firmave dhe bankave kineze për mbështetjen e luftës ruse!
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera mund të ndërmarrin hapa kundër firmave dhe institucioneve financiare kineze lidhur me mbështetjen e Pekinit për luftën......

SHBA zgjat pezullimin e përkohshëm të tarifave ndaj çelikut të Ukrainës edhe për një vit!
Shtetet e Bashkuara do të zgjasin pezullimin e përkohshëm të tarifave për çelikun ukrainas edhe me një vit, tha presidenti Joe Biden, duke përmendur......

Hyn në fuqi ligji i Kinës për sigurinë ushqimore – Synimi, vetëmjaftueshmëria absolute!
Ligji i parë i sigurisë ushqimore i Kinës që synon arritjen e "vetëmjaftueshmërisë absolute" në drithërat bazë hyri në fuqi të shtunën, duke përforcuar......

Tesla tërheq nga tregu mbi 125 mijë automjete për shkak të problemeve me rripin e sigurimit!
Tesla po tërheq 125,227 automjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të një mosfunksionimi në sistemin e paralajmërimit të rripit të sigurimit që mund të rrisë......