Rritet interesi për fondet e pensioneve private - Në fund të tremujorit të parë numri i anëtarëve u shtua me 4,53%

Numri i personave që zgjedhin të investojnë në skemat e pensioneve private është shtuar dukshëm nga viti në vit dhe si rrjedhojë, bashkë me të është rritur edhe vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në tremujorin e parë të këtij viti numri i anëtarëve në fondet private të pensioneve ishte 39,910, shifër që është rritur me 4.53% krahasuar me tre muajt e fundit të vitit të kaluar. Tregu i pensioneve private ka një total asetesh neto prej rreth 7 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 4.18% ose 282 milionë lekë më shumë se periudha e fundit e 2023-it.
Nëse bëjmë një analizë krahasimore, skemës së pensioneve private i janë shtuar 2,850 kontribues të rinj në janar-mars të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Gjithashtu edhe totali i aseteve neto është rritur me 1.1 miliard lekë nga 5.9 miliard që ishte në 2023-in.
Në të njëjtin ritëm ka ecur edhe numri i fondeve të pensioneve private në Shqipëri. Aktualisht, në këtë treg operojnë 6 fonde pensionesh private, nga 5 që operonin në vitin 2023 dhe 4 në vitin 2022. Me rritjen e kërkesës nga personat për t'u përfshirë në skemat e pensionit privat është normale që të ketë edhe një rritje të shoqërive administruese të fondeve të këtij lloj pensioni.
Pensioni privat është një pension shtesë krahas pensionit minimal shtetëror, duke krijuar mundësinë dhe ofruar sigurinë e një burimi të rregullt të ardhurash për ruajtjen e standartit të jetesës edhe pas largimit të përhershëm nga puna.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Biden zbulon planin e Izraelit për t'i dhënë fund luftës në Gaza!
Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se Hamasi "nuk është më i aftë" të kryejë një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit, pasi ai paraqiti një "një......

“Europa jonë është e vdekshme” - Macron dhe Scholz për FT: Të ringrihemi për t’u përballur me sfidat
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë publikuar një artikull të përbashkët në Financial Times, duke thënë se Bashkimi......

Ekonomia e lotarisë amerikane - Më të varfërit shpenzojnë shuma marramendëse për të blerë bileta
Më 1 prill, miliona amerikanë panë se si gjashtë topa pak a shumë sa ata të ping-pongut, por me një numër të stampuar, të binin nga një kafaz gjigant. Ngjarja......

SHBA kundër firmave dhe bankave kineze për mbështetjen e luftës ruse!
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera mund të ndërmarrin hapa kundër firmave dhe institucioneve financiare kineze lidhur me mbështetjen e Pekinit për luftën......

SHBA zgjat pezullimin e përkohshëm të tarifave ndaj çelikut të Ukrainës edhe për një vit!
Shtetet e Bashkuara do të zgjasin pezullimin e përkohshëm të tarifave për çelikun ukrainas edhe me një vit, tha presidenti Joe Biden, duke përmendur......

Hyn në fuqi ligji i Kinës për sigurinë ushqimore – Synimi, vetëmjaftueshmëria absolute!
Ligji i parë i sigurisë ushqimore i Kinës që synon arritjen e "vetëmjaftueshmërisë absolute" në drithërat bazë hyri në fuqi të shtunën, duke përforcuar......

Tesla tërheq nga tregu mbi 125 mijë automjete për shkak të problemeve me rripin e sigurimit!
Tesla po tërheq 125,227 automjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të një mosfunksionimi në sistemin e paralajmërimit të rripit të sigurimit që mund të rrisë......

62 miliardë dollarë shpenzime - Japonia konfirmon ndërhyrjen e parë në monedhë që nga viti 2022!
Të dhënat nga Ministria e Financave e Japonisë të premten konfirmuan ndërhyrjen e parë në monedhë të vendit që nga viti 2022, pas jenit u zhyt në nivelin më të......