Ekonomia e lotarisë amerikane - Më të varfërit shpenzojnë shuma marramendëse për të blerë bileta

Më 1 prill, miliona amerikanë panë se si gjashtë topa pak a shumë sa ata të ping-pongut, por me një numër të stampuar, të binin nga një kafaz gjigant. Ngjarja ishte shorti më i fundit i Poëerball, një lotari që zhvillohet në shumë shtete amerikane. Shorti i fundit u ofroi lojtarëve të fitonin një xhekpot prej 1 miliard dollarësh, i pesti më i madhi në historinë 32-vjeçare të lotarisë.
Shanset për të fituar xhekpotin në mënyrë të paimagjinueshme shumë të ulëta, vetëm 1 në 292 milionë për Powerball. Megjithatë shitjet janë në një rekord të lartë. Në vitin 2023, amerikanët shpenzuan më shumë se 100 miliardë dollarë në lotaritë shtetërore. Nëse ata do të ishin një kompani e vetme, lotaritë e Amerikës do të ishin kompania e nëntë më fitimprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, pse lotaritë janë kaq popullore kur shanset për të fituar janë kaq të ulëta? Arsyeja e parë është se ato janë të kudondodhura. Rreth 45 shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbisë i operojnë këto lotari. Çmimet e ulëta do të thotë që çdokush mund të përballojë të luajë; xhekpotet e mëdha shtojnë akoma më shumë emocionin. Për më tepër, të ardhurat priren të shkojnë për qëllime të denja, të tilla si edukimi publik ose programet për të moshuarit. Ndërsa kazinotë mbajnë më pak se 10% të parave që janë vendosur bast, lotaritë shtetërore mbajnë mesatarisht rreth 30% të shitjeve të biletave.
Por sistemi është mjerisht regresiv. Një analizë e të dhënave të marra nga The Economist, përmes kërkesave për regjistrime publike zbulon se familjet më të varfra shpenzojnë dukshëm më shumë, në terma absolutë, në lotari sesa familjet më të pasura. Si pjesë e të ardhurave, çekuilibri është edhe më i dukshëm. Duke përdorur të dhënat e shitjeve sipas kodit postar nga 24 shtete, vlerësohet se çdo rënie prej 10% në të ardhurat mesatare të familjes shoqërohet me një rritje prej 4% në shpenzime për të provuar fatin në lotari. Mosha dhe përkatësia etnike janë gjithashtu të lidhura me shitjet e biletave: amerikanët e moshuar dhe jo të bardhë kanë më shumë gjasa të luajnë. Por të ardhurat janë faktori më i rëndësishëm.
Në 1 përqindëshin më të varfër të kodeve postare që kanë shitës llotarie, mesatarisht një i rritur amerikan shpenzon rreth 600 dollarë në vit për bileta, ose gati 5% të të ardhurave vjetore. Kjo krahasohet me vetëm 150 dollarë, ose 0,15%, për ata që janë në 1% të vendeve më të pasura, referuar kodeve postare. Me fjalë të tjera, familjet më të varfra shpenzojnë afërsisht 30 herë më shumë në lotari sesa ato më të pasura, si pjesë e të ardhurave. Pandemia duket se i ka përkeqësuar gjërat. Në vitin 2021, 1 përqindëshi më i varfër e familjeve amerikane – të bombarduar me çeqe stimuluese – shpenzoi 100 dollarë më shumë në lotari sesa në vitin 2019. Ndërsa 1% më i pasur shpenzoi vetëm 10 dollarë më shumë.
Për sa i përket xhekpotit të Powerball më 1 prill, blerësit me shpresë të biletave mund të presin me padurim një tjetër mundësi. Edhe pse gjashtë persona fituan nga 1 milion dollarë pasi kapën pesë numrat e parë fitues, askush nuk e fitoi çmimin e madh. Edhe në shortin e hedhur në datën 3 prill, nuk pati asnjë fitues, duke bërë që xhekpoti të rritet në 1.23 miliardë dollarë.
Xhekpoti, i cili tashmë renditet si i teti më i madhi në historinë e lotarisë amerikane, është rritur për më shumë se tre muaj. Tashmë shanset për të fituar çmimin e madh janë zvogëluar në 1 në 292.2 milionë. Që kur lojtari i fundit fitoi xhekpotin më 1 janar, ka pasur 40 shorte të njëpasnjëshme, por bileta e askujt nuk është përputhur me gjashtë numrat e hedhura.
Zyrtarët e lotarisë deklarojnë se mijëra njerëz kanë fituar çmime më të vogla, që variojnë nga 2 deri në 2 milionë dollarë. Çmimi 1.23 miliardë dollarë është për një fitues të vetëm që zgjedh të paguhet përmes një pensioni me 30 pagesa vjetore. Fituesit pothuajse gjithmonë preferojnë opsionin e parave dhe jo të pensionit, pavarësisht se shuma është shumë më e vogël, krahasuar me çmimin e deklaruar. Për shortin e fundit, nëse do të kishte një fitues dhe ai do të zgjidhte të merrte paratë, do të përfitonte rreth 595.1 milionë dollarë dhe jo 1.23 miliardë dollarë.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

SHBA kundër firmave dhe bankave kineze për mbështetjen e luftës ruse!
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera mund të ndërmarrin hapa kundër firmave dhe institucioneve financiare kineze lidhur me mbështetjen e Pekinit për luftën......

SHBA zgjat pezullimin e përkohshëm të tarifave ndaj çelikut të Ukrainës edhe për një vit!
Shtetet e Bashkuara do të zgjasin pezullimin e përkohshëm të tarifave për çelikun ukrainas edhe me një vit, tha presidenti Joe Biden, duke përmendur......

Hyn në fuqi ligji i Kinës për sigurinë ushqimore – Synimi, vetëmjaftueshmëria absolute!
Ligji i parë i sigurisë ushqimore i Kinës që synon arritjen e "vetëmjaftueshmërisë absolute" në drithërat bazë hyri në fuqi të shtunën, duke përforcuar......

Tesla tërheq nga tregu mbi 125 mijë automjete për shkak të problemeve me rripin e sigurimit!
Tesla po tërheq 125,227 automjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të një mosfunksionimi në sistemin e paralajmërimit të rripit të sigurimit që mund të rrisë......

62 miliardë dollarë shpenzime - Japonia konfirmon ndërhyrjen e parë në monedhë që nga viti 2022!
Të dhënat nga Ministria e Financave e Japonisë të premten konfirmuan ndërhyrjen e parë në monedhë të vendit që nga viti 2022, pas jenit u zhyt në nivelin më të......

Ekonomia turke rritet me 5.7% - Sfidë, ngadalësimi me partnerët tregtarë dhe tërmetet
Ekonomia e Turqisë u rrit me 5.7% në tremujorin e parë, në përputhje me pritshmëritë, e nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme. Rritja pritet të ngadalësohet......

Rritje taksash në Rusi, 30 mld dollarë shtesë - Ndryshimet, ndihmesë për infrastrukturën dhe shpenzimet sociale
Rritjet e propozuara të taksave nga Rusia për kompanitë dhe të pasurit, të cilat mund të shtojnë 30 miliardë dollarë shtesë në të ardhurat buxhetore të vitit......

OPEC+ pritet të ulë prodhimin e naftës - Gjithshka vendoset në takimin e së dielës
OPEC+ po punon për një marrëveshje komplekse që do të arrihet në takimin e së Dielës, e cila do t'i lejojë grupit të zgjasë disa nga shkurtimet e thella të......